Bradley Cooper dhe Irina Shayk duan një tjetër fëmijë

Urimet më të përzemërta mund të vijnë së shpejti për  Bradley Cooper dhe Irina Shayk. Sipas mediave rozë çifti i famshëm duan të zgjerojnë familjen e tyre.

Aktori dhe supermodelja ruse duan të kenë një tjetër fëmijë.

“Ata kanë filluar përpjekjet për të sjellë një tjetër fëmijë,”-tha një burim i afërt me çiftin.

43-vjeçari dhe Irina janë prindër të një vajze 1 vjeçe Lea De Seine Shayk Cooper.

“Bradley dhe Irina shpresojnë të bëjnë Lea një motër ose vëlla vitin e ardhshëm,”-shtoi burimi. “Aktori dëshiron një tjetër vajzë pasi kërkon që Lea të ketë një lidhje të veçantë me motrën. Ndërsa Irina ëshët e dëshpëruar për një djalë. Ata kanë filluar të vendosin baste mbi gjininë e fëmijës. Natyrisht, në fund të ditës që të dy dëshirojnë një fëmijë të shëndetshëm.”

Në një intervistë më parë 43-vjeçari foli hapur për mënyrën sesi të qenurit baba për herë të parë i ndryshoi pikëpamjen për jetën dhe se ka ndikur në karrieën e tij të aktrimit.