Barcelona fitore me “poker” ndaj PSV, “alieni” Messi shënon tripletë (VIDEO)

Barcelona e ka nisur me këmbën e mbarë Ligën e Kampionëve, duke fituar 4-0 pa shumë probleme ndaj holandezëve të PSV. Të besuarit e Ernesto Valverde-s kanë zhvilluar një ndeshje të mirë duke mos rrezikuar asnjëherë fitoren, ndërkohë që Messi shënoi tripletë në këtë ndeshje. Sulmuesi argjentinas ka shënuar për të 14-in sezon radhazi në Champions League, duke barazuar legjendën e Real Madrid Raul.

Goli i parë ishte spektakolar nga goditje e dënimit.  Pas pushimit ishte Dembele ai që shënoi golin e sigurisë në mënyra fantastike pas dribloi tre kundërshtarë dhe Messi vulosi triumfin vetëm dy minuta më pas në të 77-ën. Aspekti i vetëm negativ i vendasve ishte kartoni i kuq i Umtiti pak minuta pas golit të tretë, teksa u ndëshkua nga arbitri me kartonin e dytë të verdhë. 3 minuta nga fundit, “pleshti” shënoi dhe golin  e tretë personal.