Allegri i druhet euforisë: Me Valencian luhet një përqindje e mirë për kualifikimin

Massimiliano Allegri është gati në misionin për të fituar Ligën e Kampionëve në sezonin e ri, teksa ka në dispozicion futbollistin që ka shënuar më shumë në historinë e këtij kompeticioni. Strategu italian kërkon që të tijët të ulen me këmbë në tokë.

“Nuk duhet të kemi presion, pasi jemi të ndërgjegjshëm që për të kaluar turin duhet të vuajmë sepse kemi një grup të ekuilibruar me Manchester unitet dhe Valencian. Të luash në stadiumin e Valencias nuk është aspak e thjeshtë, pasi nga kjo ndeshje varet një përqindje e mirë për kalimin në turin tjetër, pasi nëse do të fitojmë kalimi për në turin tjetër do të jetë më i thjeshtë, dhe e kundërta. Duhet të jemi realist dhe të mos tolerojmë asgjë, as ndaj Young Boys, pasi për çdo hap fals komplikohet rrugëtimi.

Formacioni? Do të vendos nëse do të luaj me dy apo me tre mesfushorë. E dimë që Valencia mbyllet shumë mirë dhe luan në kundërsulm. Kanë lojtarë të shpejt dhe teknik në sulm.  Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë, mjaft të rëndësishme teknikisht dhe të marrim pikët që na duhet.

Dënimi i Douglas Costës? Do të vendos nëse do të luajë, por në tribunë nuk do të shkojë/ Douglas është një djalë i artë, për të cilin jemi surprizuar të gjithë me atë që ndodhi. Mendoj se në të ardhmen ai do e tregojë se sa “Fair Play” është. Ka Gabuar dhe do ta paguajë për këtë gjë. Problemi është që dhe ne duhet të paguajmë, pasi ai do të qëndrojë katër javë jashtë fushës, dhe kjo na shqetëson. Nuk ka qenë një gjest i mirë, por ai e ka kuptuar dhe ka kërkuar falje”, deklaroi Allegri. /Koha Jone/