Petrit Vasili: Situata ekonomike po përkeqësohet

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një intervistë për News 24 ka analizuar situatën politikë dhe ekonomike në të cilën ndodhet vendi aktualisht.

Vasili komentoi rivënien e taksës për ‘Rrugën e Kombit’, duke theksuar se kjo është një taksë që rëndon xhepat e qytetarëve. Ndërsa shtoi se opozita do të jetë çdo ditë në mbështetje të qytetarëve dhe nëse ata dalin dhe protestojnë.

Ndëkrohë vasili komentoi dhe bashkimin e PDIU-së me opozitën.. Ai tha se opozita është e hapur me të gjitha forcat politike që duan të punëojnë për rimëkëmbjen e vendit dhe për t’i thënë stop krimit në pushtet.

Sa i përket kandidatëve për zgjedhjet lokale, Vasili tha se kandidatët e opozitës do të jenë të përzgjedhur.

Intervista e plotë:

Sot ka nisur dita e parë e shkollës, por nga ana tjetër dy kanë qenë temat sepse nisi dhe tarifa për Rrugën e Kombit apo jo? Një rrugë, e cila ka pasur mjaft protesta, është kundërshtuar së tepërmi, por sot nuk pati asgjë, me përjashtim të disa individëve nga shoqëria civile. Pse opozita nuk ishte organizuar sot për një protestë të mundshme z. Vasili? Si e keni gjykuar?

Dua t’ju korrigjoj miqësisht. Protesta është zhvilluar kohë më parë, nuk ka qenë një protestë e organizuar nga opozita, por nga zëri i qytetarëve dhe ne e kemi mbështetur shumë të motivuar. Por ka lindur nga qytetarët dhe kështu duhet të lindë. Janë protesta çështje që duhet t`I interesojë drejtpërdrejtë qytetarëve, protesta, mënyra e të protestuarit e tyre, forma dhe të gjitha këto i zgjedhin ata, pasi në të kundërt do ishte një protestë që do akuzohej si vërtetë artificiale, sikur manipulohej nga opozita, ndërkohë që nuk ishte asgjë e tillë pasi kishte të bënte drejtpërdrejtë me qytetarët. Sot, ju e patë, madje unë nuk i pashë këto pamje, por falë kolegut tuaj, në dhjetëra furgona të ndërhyrjes së shpejtë, por pyetja ime është kjo: Dhjetëra furgona të ndërhyrjes së shpejtë duhet të qëndrojnë vazhdimisht tek hyrja e Rrugës së Kombit për të mbrojtur kabinat atje? Në rast se ka një zgjidhje që është paqësore dhe e mirë, ju thatë s’kishte një protestë qytetare apo jo? Për çfarë duheshin dhjetëra furgona, të cilat unë sinqerisht nuk i kam parë, pashë një kronikë shumë profesionale të kolegut tuaj.

Ndoshta për t`u bërë një agravim situatës?

Kush do agravojë nëse njerëzit ishin të qetë, pse do agravohej? Ka një problem përderisa forcat e ndërhyrjes së shpejtë çohen në terren vetëm në situatë shumë të veçanta, për fat të keq kanë qenë edhe ditë të tëra, pikërisht falë medias tuaj por edhe mediave të tjera ku është vënë në dukje, besoj që nuk ka vend që një Reformë e ashtuquajtur në ndihmë të qytetarëve, të ketë nevojë për mjetet më të egra të dhunës policore, që të jenë atje prezent dhe të demonstrojnë në një mënyrë të tillë.

Duhet të keni parasysh edhe këtë faktin z. Vasili, që gjithë qytetarët ashtu dhe deputetë të opozitës si nga PD dhe nga LSI janë shprehur se kur të rivendoset tarifa, do jemi aty për të protestuar. Këtu e kisha fjalën kur ju pyeta..

Po jua përsëris edhe njëherë, por sigurisht është dëshirë e juaja që t`i jepni kripë kësaj situatë. Ka qenë një protestë qytetare, i kemi mbështetur dhe sërish do i mbështesim. Unë kam një pyetje që sigurisht nuk ua bëj juve, por shfrytëzoj mundësinë që të jem këtu dhe ta bëj publikisht: Për çfarë duhen dhjetëra furgonë të ndërhyrjes së shpejtë, fakte të cilat nuk i ka bërë opozita publike, se po t`i bënim ne publike dhe t`I filmonim ne, do fillonin të grindeshin dhe qurrepseshin pse i bëmë ne. Falë Zotit, profesionistët e medias suaj e bënë këtë gjë dhe pyetja ime është përsëri: në forcat e ndërhyrjes së shpejtë do ta provojnë në mënyrë të përditshme? Pyetja e dytë: Banorët e Kukësit do paguajnë para për të vajtur në shtëpi, Kryeministri i vendit që të vejë në Surrel nuk do paguajë para. Është e drejtë kjo? Këto janë pyetje shumë të thjeshta, të qarta që i drejtohen çdo qytetari. Dhe pyetja e tretë është për tërë këto furgonat dhe autobusët që shkojnë e do paguajnë tarifat e tyre, e dinë që të gjithë këta të qeverisë janë të lumtur që gjithçka që do paguhet aty, do u shtohet biletave të qytetarëve? Këto janë pyetjet që bëj unë përpara dhe kjo është një pyetje e cila bëhet për qytetarët, është një temë për tu hulumtuar nga ju si media dhe çështja mbyllet këtu. Ky është një problem i hapur, të cilën them përsëri nuk do ta zgjidhin dot, qoftë me praninë një apo dy, 5 apo 10- ditore të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, po ditën e 11 çdo ndodhë? Po sikur të ndodhë protesta ditën e 11 dhe të jetë shumë e rreptë? Po në të 12-tën? Populli thotë vonon, por nuk harron.

Thonë që ka pasur një marrje vesh të qeverisë me popullin e Kukësit në distancë, në ulje të 100 lekë të tarifës…

Në rast se do kishte mirëkuptim, çështja do ishte shumë e thjeshtë. Ju do vini në dispozicion dhe mediat e tjera se ç’ndodh kur paguhen tarifat në të gjithë botën, në Greqi apo ku të doni, në Ballkan, nuk shkojmë larg, por ç’ndodh në Shqipëri? Në Shqipëri është rrethuar më një vargan furgonash dhe djem të fuqishëm atje, gati për të rrahur njerëz në të dyja krahët e rrugës. Unë nuk i kisha parë, por..

Ngaqë është paralajmëruar protestë sot prandaj mesa duket..

Po sigurisht sipas jush dhe ta shterojmë këtë çështje, ka nja tre ditë, se i keni parë videot që janë hedhur edhe në Ballkan Ëeb, që forcat e ndërhyrjes së shpejtë rrinë atje. Tani, ky shërbim i ashtuquajtur public, duhet të jetë atje? Është shumë e thjeshtë pse ndodh kjo dhe këtu më lejoni të bëjë një minutë përmbledhje. Kështu përpiqet çdo qeveri të mbulojë një vjedhje të madhe, pasi ju këtu jeni me mua dhe pavarësisht paanësisë suaj do ta demonstronit si të tillë edhe këtu në studio. Ju e dini që unë, ju dhe të gjithë ne paguajmë 180 lekë karburantin dhe me këtë karburant, paguajmë taksën e rrugës aty brenda. Paguajnë karburant në rajon më të shtrenjtë, por jemi barabartë me pagesa me vendet më të larta në nivelin e jetesës. Tani, këto 150 milionë euro i mbledhim nga këto ne. Këto janë referuar, pra shifrat që jep vetë qeveria që janë për mirëmbajtje rrugës, etj. Tani, u thonë qytetarëve që do u vjedhim edhe disa para të tjera. Vjedhjet nuk tolerohen, por se ku shpërthen këtë e di populli. Asnjë nuk duhet të bëjë gjumë kaq të qetë kur bëhet fjalë për vjedhje shtetërore, e cila në të gjitha rastet do ta marrë përgjigjen e merituar nga populli në momentin kur ekuilibrat politike do ndryshojnë, por sigurisht nuk do tolerohet gjatë. Do vijë edhe 1apo 2 muaj, s`ka rëndësi, por vjedhja mbahet. Ky koncesion është vjedhje e madhe publike.

Ne nuk ju pyetëm pse jeni kundër tarifës, ne ju pyetëm pse nuk dolët sot..

Jo, mora spunto. Atë përgjigje ma shteroi kolegu juaj dhe jam i lumtur për profesionalizmin e Neës 24.

Z. Vasili, përqendrohemi pak tek opozita tani. Referohemi edhe tek lajmet më të fundit. Bashkimi në opozitë i PDIU, z. Idrizi pati edhe një deklaratë nga znj.Kryemadhi që e përshëndeti bashkimin e PDIU-së. Një mendim i juaji fillimisht për të kaluar më pas në analizë të opozitës.

Nuk po shtyhem më tej se sa të perifrazoj znj. Kryemadhi pasi sinteza e qëndrimit politik është aty dhe patjetër që është një lajm përveçse i mirë, s`ka asnjë interpretim tjetër. Çdo kontribut politik, aq më tepër e një partie që ka një afrim politike dhe elektoral të qartë, është vetëm një pozitivitet i madh dhe përfundimisht bashkë me vendimin e fundit të PDIU-së, nuk dua të them të z. Idrizi, por të partisë, pasi u formësua në asamblenë e tyre politike. Në fund të fundit, përvijoi në një front opozitar të plotë, të gjerë dhe tashmë një parti që është e vetme në pushtet, sigurisht edhe me ca të tjerë ku blihet vota se është në traditë, por e rëndësishme është që çdo kualitet politik dhe informacion politik, në mënyrë të veçantë me peshë dhe përfaqësim të dukshëm elektoral, sot është i vendosur në opozitë. Sigurisht, nuk kam asnjë motiv për të pasur aleat kjo qeverisje, është sigurisht zgjedhja e qartë e kësaj qeverisje, e vetmja pikë ku ka qenë shumë e qartë dhe për këtë duhet përshëndetur për sinqeritetin, ka zgjedhur të jetë me kriminelët, koncesionet, me këtë pjesë të zezë të shoqërisë dhe me këtë aleancë pasi është fare e qartë që të gjitha partitë e tjera ndodhen në frontin opozitar, është e qartë si janë të ndara aleancat tashmë ne Shqipëri.

Opozita është shprehur se do të krijojë një aleancë edhe më të gjerë se kaq, një aleancë bi-politike e ka quajtur. Çfarë duhet të bëjë ajo për të dalë nga kufijtë e partive të ndryshme politike? A mund ta arrijë këtë që të kalojë këto kufij?

Po, sigurisht që i gjithë mesazhi i përditshëm që përcillet, i gjithë aksioni shumëformëshi i yni dhe të gjitha planet, mobilizon sigurisht kualitet dhe lirshmëri që dalin jashtë atyre që janë nga politika. Kushdo që është intelektual i mirë dhe i ftohtë, nuk është në gjendje të mirë kur shikon që atdheu i tillë vidhet. Një qytetar tjetër, qoftë ky jo intelektual, por një zanatçi, që shpartallohet me taksa, do detyrohet të paguajë në mënyrë ç’njerëzore nga dy tre herë për çdo gjë, ka edhe derdhjet e tyre tatimore ku sheh që shteti bëhet ortak në kompani ajrore duke shkelur gjitha rregullat më minimale të funksionimit të shtetit. Ju keni parë që Air Albania është një skandal i jashtëzakonshëm, por kontroli ndodhet atje. Sigurisht, ne kemi një prokurori që tashmë është plotësisht e kapur. Të jap një shembull konkret. Kryeministri është i paditur atje si manipulues i të vërtetës publike, pasi ju e dini që ka deklaruar publikisht, live ka qenë, në Neës 24, para dy muajsh, që unë për 24 orë bëra ekspertizën e vëllait të Xhafaj-t dhe doli që ska asnjë problem e manipulim. Sot, kemi tre muaj që prokuroria nuk e ka kryer një ekspertizë të tillë. Ky ishte një gënjeshtar publik. Për këtë është i paditur. Prokuroria nuk lëviz e vepron. Nuk vepron prokuroria në njërën anë, ndërkohë që pot ë dalin disa të rinj dhe të reja atje në Rinas, i thotë ju kam filluar procedim penal dhe prokurorët ju thërrasin. Meqë ishte sot dhe ju përmendët Kukësin, shumë nga ata u përballën me arrestimin mes natës, si në kohën e Partisë se Punës. Por, ka edhe njerëz që e kuptojnë që ka dy drejtësi, një drejtësi që për kryeministrin nuk thotë gjë. Ne e paditëm atëherë edhe për zgjedhje kur i tha Policisë:

Hidhni uniformat dhe bëni votat. Dhe Prokuroria e kapur politikisht tha: Kryeministri ka kërkuar falje në Facebook. Pra, një faj penal zgjidhet me një falje në Facebook, ose me një Tëeet. Tashmë krimi është fakt i kryer, me rrëmbimet që po ndodhin në mes të ditës, apo me vrasje që ndodhin në mes të ditës. I keni në kronikat tuaja të pasqyruara. S’ka ditë që ju s’keni kronikë. Ju sfidoj nëse ka një ditë që nuk ka një kronikë të zezë. Dhe në gjithë këtë situatë kriminale, nuk ka njeri që të jetë i qetë kur ka koncesione, krim, hajdutëri etj. Natyrshëm ne i bëjmë jehonë të madhe politike, gjë që krijon ndjeshmëri të madhe intelektuale dhe qytetare. Nuk mendoj që një qytetar i shqetësuar nuk do të jetë pjesë e kauzës së opozitës. Jo si militant i një partie politike, por si militant me votën e tij, me mendimin e tij. Ka plot njerëz që bëjnë artikuj shumë interesant në median e shkruar për këtë situatë.

Z. Vasili në zgjedhjet e ardhshme vendore, opozita do të guxojë të kandidojë njerëz jashtë radhëve të saj politike, për të krijuar impaktin më të madh të mundshëm?

Çdo kandidat i cili do të demonstrojë në radhë të parë vullnet për t’ju futur sfidave të tilla, patjetër që do të jetë i mirëpritur dhe me prioritet, pse jo.

Si e sheh veten LSI në këtë sesion parlamentar, i cili duket sikur nuk ka nisur fort mbarë?

Sesioni parlamentar ka nisur nën shenjën e sesionit të shkuar parlamentar, i cili u shënjua nga ngjarje shumë të rënda. Ju nuk mund të harroni se si u miratua Ligji për Teatrin. Ju e shihni

fare mirë që Tirana po grabitet. Na e tha edhe Komisioni Evropian. Por ky kryeministër nuk pyet dhe këtu kemi të bëjmë me një hajdutëri shtetërore, ku as me njëri – tjetrin nuk po merren vesh se kush të vjedhë më parë. Jo zërin e opozitës, por këto nuk po durojnë dot as zërin e njëri – tjetrit. Pavarësisht se këtu përpiqen të mbyllin gjërat, duhet të dini që nëpër rrethe bizneseve u vendosin gjoba të përjavshme. Kriminelët u kërkojnë paratë në dorë, u rrëmbejnë edhe mallin kur s’kanë paratë për t’i paguar. Foli një deputet i tyre dhe e përzunë. Kjo duhet të ishte një ngjarje shumë e rëndë. Ky është fundi i demokracisë. Ju e shihni çdo ditë se si zhvillohen në mes të detit betejat me trafikantët. Sensi i kileve dhe i gramëve në Shqipëri është ç’mitizuar komplet, tonët janë ato që bëjnë lajmin. Ka një qëndrim ndryshe brenda koalicionit opozitar, mes PD dhe partive të tjera pjesë e opozitës, në lidhje me Kodin Zgjedhor. Gjitha të tjerat kërkojnë të ndryshohet në thelb ky Kod, ndërsa Partia Demokratike, e cila po e harton këtë Kod me PS-në, nuk është shprehur asnjëherë për ndryshime thelbësore… Faktikisht PD dhe PS nuk kanë asnjë lloj negociate në zhvillim. Partia Demokratike nuk ka negociuar asgjë dhe Partia Demokratike nuk ka hedhur në tryezën e Komisionit Zgjedhor asnjë variant dhe asnjë çështje. Reforma ka qenë kjo: Detyra kryesore e Reformës Zgjedhore janë këto çështje: Rivendosja, reflektimi i të gjitha vërejtjeve të tre palë zgjedhjeve të OSBE – ODIHR të pareflektuara. Dhe së dyti, dhënia përgjigje e kryeçështjes së Reformës Zgjedhore është kjo: shit-blerja e votës. Të gjitha të tjerat janë dëngla. 20 për qind e votave janë shitur dhe janë blerë sipas një studimi të BE-së. Kjo do të thotë që 17 deputetë nga njëri krah kalojnë tek tjetri dhe janë këto 187 deputetë që ndajnë pushtetin. Pra, këtë pushtet e ka ndarë vota e shitur dhe e blerë. Dhe unë personalisht, të gjithë të huajve, ndërkombëtarëve, u kam thënë që, Reforma zgjedhore në radhë të parë ka një pikë të pakapërcyeshme: qëndrim i hekurt ndaj shit-blerjes së votës për këdo që e bën atë. Ky është kthimi i ditëve më të zeza në demokracinë shqiptare. Mendoni vetëm diçka që, vota juaj nuk ka asnjë vlerë në raport me votën e shitur dhe të blerë.

Ka ardhur një reagim nga Ministria e Brendshme që thotë se z. Vasili flet për 2 ton drogë, por mund ta verifikonit përpara se ta thoni në studio, sepse ishte nisur nga Kroacia dhe jo nga Shqipëria. E thënë nga italianët kjo…A ka emër ai që e shkruajti këtë sms?

Po, është zyrtar i Ministrisë së Brendshme… Zyra e Shtypit…

Më thoni emrin. Unë quhem Petrit Vasili dhe në qoftë se ky zyrtari ka emër, ma thuaj emrin e tij dhe unë do t’i jap dhuratë të gjitha kronikat e BalkanËeb dhe Neës 24 të dhjetë ditëve të fundit dhe le t’i mbledhë tonët e drogës aty. Të kenë turp që kthejnë dhe përgjigje. Meqë do, kam diçka për të thënë. Ky që është kaq i sigurt në këtë që thotë, se ky nuk besoj se është anonim. Se mirë opozita mund të punojë me qytetarin digjital, por jo ky anonim. Se çfarë janë klanet e drogës dhe si janë, ia dha përgjigjen shefi i Antimafias italiane. Është përcjellë edhe në media kjo deklaratë. Kjo drogë me tonelata që e ka bërë klanin më të fortë të barabartë me klanet italiane në Itali, pra flas klane me një peshë evropiane, ky është turpi më i madh i asaj Ministrie dhe ky burri që ktheu përgjigje le të vejë të zejë ata dhjetë komisarët e Policisë që janë në kërkim atje që bënin drogë. Dhe të mos më kthejë nga këto përgjigje të turpshme mua.

Ju falënderoj për këtë intervistë, në fakt me luhatje emocionale në bazë të tonit të zërit tuaj… Intervista u shoqërua me luhatje nga ana juaj, apo jo?

Jo me luhatje. Unë sinqerisht ngaqë vetë gjithmonë flas me emër dhe mbiemër në vetë të parë, nuk shkoj kurrë, edhe në shënimet e mia në media nuk shkoj me anonime. Këta që fshihen pas vrimave, këta nuk kanë mundësi ta luftojnë krimin. Se ai që është trim dhe përballet me krimin, del ballas. Këta që janë pas vrimave janë qeveri vrimash