Bixhozi, lojërat e fatit. PS-PD sulme dhe akuza njëra tjetrës si përfitues

Á Klaipëdos jûrø uostà atplaukë italø kruizinis laineris (laivas) "Costa Magica" - vidus - loðimø automatai.

-Gjatë viteve të fundit, në historinë e sulmeve mes dy kampeve politike pjesa më interesante është e bixhozit. Kemi të bëjmë me një biznes që xhiron miliarda lekë. Vetëm në vitin 2017 shqiptarët kanë shpenzuar 148 milionë dollarë në lojërat e fatit.

-Selia blu: Kryeministri dhe ministri brendshëm përfitojnë nga lojërat e fatit. Kryeministri reagon me Drejtorin e Komunikimit në Qeveri, Endri Fuga: Akuzat janë shpifje. Kompanitë që denoncon opozita janë licensuar gjatë qeverisjes së Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Prej dy ditësh Partia Demokratike ka nisur një fushatë denoncimesh ndaj familjarëve të kryeministrit, Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Konkretisht, PD pretendon se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm janë dy emrat që qëndrojnë pas biznesit të lojërave të fatit. Emrat e Olsi Ramës dhe Xhafajt zyrtarisht nuk figurojnë në asnjë prej kompanive të kumarit në vend, por Partia Demokratike thotë se 4 nga pesë kompanitë më të mëdha në vend administrohen nga njerëz të vëllezërve të dy zyrtarëve të lartë. Në denoncimet e partisë më të madhe në opozitë theksohet se gjatë 5 viteve të fundit mazhoranca, nën orientimin e Edi Ramës ka miratuar ligje që kanë favorizuar kompanitë e lidhur me të afërmit të tyre. Si provë për këtë, PD paraqet dhe bilancet e kompanive që janë shtuar me disa miliona euro fitime.

Deklaratat e PD që përfshijnë direkt kryeministrin dhe ministrin më të rëndësishëm të qeverisë, ndryshe nga akuzat e tjera këtë herë kanë sjellë dhe reagimin e Kryeministrisë. Endri Fuga, Drejtor i Komunikimit në Qeveri dhe këshilltari i Kryeministrit u është përgjigjur dje akuzave të selisë blu me një deklaratë publike.  Këshilltari i kryeministrit i cilëson deklaratat e PD si “avazi i vjetër i shpifjeve”, ndërsa shton se nuk ka asnjë lidhje mes të afërmeve të kryeministrit apo ministrit të Brendshëm me biznesin e lojërave të fatit. Fuga thotë se kompanitë e basteve që PD përmend si të lidhura me qeverinë, në fakt janë licensuar si operator të rregullt në treg në kohën kur qeveria drejtohej nga demokratët.

“Asnjë familjar i Kryeministrit apo Ministrit të Brendshëm nuk ka asnjë lidhje me kompanitë e basteve apo atyre që bëjnë monitorimin e basteve online, siç shpif PD-ja. Nëse gjatë qeverisjes së PD-së ekzistonin 40 kompani të tilla dhe arkëtoheshin nga shteti 37 milionë dollarë, sot numri i kompanive është përgjysmuar dhe të ardhurat në buxhet nga aktiviteti i tyre janë pothuajse dyfishuar. Kompanitë për të cilat opozita baltos qeverinë kanë rinovuar licencat e tyre ose kanë marrë licenca të reja, gjatë viteve kur në qeveri ishte Sali Berisha dhe Lulzim Basha”,- deklaroi dje Endri Fuga.

Skema e akuzave hidh dhe prit nga opozita dhe qeveria është e njohur. Pas çdo akuze me synime politike vjen një reagim po me prapavijë politike. Në denoncimin e PD thuhet vetëm se pronarët e bizneseve të lojërave kanë miq vëllezërit e zyrtarëve dhe këta të fundit kanë ndikuar të kryeministri dhe ministri për favore. Që kjo të merret si e vërtetë më shumë se deklarata nga selitë e partive duhen dokumente që faktojnë lidhjet e pretenduara apo mohimin.

Gjatë viteve të fundit, në historinë e sulmeve mes dy kampeve politike pjesa më interesante është kjo e bixhozit. Kemi të bëjmë me një biznes që xhiron miliarda lekë. Vetëm në vitin 2017 shqiptarët kanë shpenzuar 16.2 miliardë lekë ose 148 milionë dollarë në lojërat e fatit. Është një industri që për nga niveli i fitimit mund të krahasohet vetëm me “biznesin” e drogës apo veprave të tjera të jashtëligjshme. Në menaxhimin e këtij sektori jo rrallë herë janë zbuluar dhe skema të pastrimit të parave. Ndërkohë që teksa biznesi lulëzon me miliarda lekë nëpër duar të dyshimta, politika nuk ka qëndruar asnjëherë larg tij. Madje interesat e një pjese të politikës, nga të gjitha qeveritë, kanë qenë të lidhura ngushtë me emra biznesmenësh, kompani lojërash fati dhe ligje të veçanta që janë sponsorizuar në Kuvend.  Të gjitha palët politike  me dinakarëri e kanë mbajtur jashtë vëmendjes publike për shumë vite debatin për lojërat e fatit, fitimet e fshehura dhe problemet sociale që sjellë në vend kumari. Në Kuvend nuk kanë munguar dhe aleancat e fshehta politike  për të lobuar për ligje të veçanta që mbrojnë kompani me lidhje nga të dy kampet. Arsyeja është e thjeshtë, në biznesin e kumarit ka lekë për të gjithë dhe sherri politikë është nuk ja vlen në krahasim me fitimet që merren.

Ndaj dhe sherri i fundit duket si pjesë e një lojë bixhozi mes dy kampeve kryesore politike. Para vitit 2013 ishin deputetët e PS ata që akuzon Sali Berishën dhe djalin e tij për lidhje me lojërat e fatit. Asnjë herë akuzat e partisë së Ramës nuk u verifikuan nga gjykatat apo publikisht pas ardhjes së PS në pushtet. Sot PD duket se po i kthen dorën e letrave në bixhozin politik duke akuzuar Edi Ramën dhe vëllanë e tij. Është e njëjta skemë dhe e njëjta lojë që do të vazhdojnë derisa askush nga palët nuk e ka seriozisht për të bërë një transparencë të plotë të biznesit më fitimprurës në vend./Qamil Xhani/