Inter-Parma, Spalletti surpriza në formacionin zyrtar

Seria A do të hapë javën e 4-t me ndeshjen mes Interit dhe Parmës, e cila do të luhet në orën 15;00 në “San Siro”. Zikaltrit do të kërkojnë të marrin fitoren e 2 radhazi pas asaj me Bolognan, ndërkohë që Parma vjen pas një barazimi me Livornon.

Në këtë ndeshje mungesa e madhe do të jetë Mauro Icardi, cili do të ulet në stol për t’i lënë vendin Keitas. Argjentinasi ishte lojtari i fundit i cili u kthye me grupin e Spalletti kërkon ta ruajë edhe për ndeshjen e Champions League kundër Tottenham. Nainggolan, Perisic dhe Candreva do të mbështesin Keita në sulm, ndërkohë që në mesfushë ka hapësira edhe për Gagliardinin. /Koha Jonë/