Vangjel Dule “kokë më kokë” me Bashën

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule po zhvillon ditën e sotme një takim me kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Mësohet se takimi po zhvillohet në selinë e PD-në, dhe eshte nje takim qe vjen pak pas “divorcit” të PDIU me Partinë Socialiste, ku Idrizi doli nga koalicioni qeverisës.

Ndërkohë, nga Durrësi Basha ftoi publikisht Idrizin që të jetë pjesë e angazhimeve të PD për të rrëzuar Ramën nga pushteti, në një kohë kur zgjedhjet lokale po afrojnë.

Historikisht, Dule dhe Idrizi, kryetarë të dy partive të vogla nuk kanë qëndruar asnjëherë në të njëjtin koalicion politik.

Ndërsa Dule mbron interesat e minoritarëve grekë në Shqipëri, Idrizi ka të rrënjosur thellë në themelet e partisë së tij çështjen çame, të cilën Athina zyrtare nuk e ka pranuar kurrë.