Mbappe: Firmos që tani për të luajtur finalen e Championsit ndaj Ronaldos

Në pritje të ndeshjes së parë në Champions League për këtë sezon, Mbappe dha një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku foli për grupin, por dhe objektivat gjatë këtij sezoni.

“Është një grup i komplikuar, por kjo është natyra e Champions-it. Nuk mund të gjesh rivalë të lehtë, sepse është trofeu më i lakmuar nga skuadrat më të mëdha europiane. Kundër Napolit do të jetë e vështirë. Ancelotti i bën ekipet që drejton të luajnë me filozofinë e tij, duke shtyrë përpara. Dhe pastaj Napoli ka një bazë fantastike tifozësh.

Edhe në qoftë se kujtesa ime nuk është aq e këndshme, kemi humbur 5-0 ndaj Napolit në një ndeshje miqësore, në vitin 2016, me Monacon.Ronaldo te Juve? Seria A ka qenë gjithmonë një kampionat i madh, por kohët e fundit e kishte humbur disi prestigjin. Me ardhjen e Ronaldos te Juventusi, kjo ligë shihet me sy ndryshe tashmë.

Me të, Juventusi ka një forcë shtesë. Të gjitha ekipet e mëdha do të duhet t’i studiojnë me më shumë vëmendje bardhezinjtë, por edhe për vetë Ronaldon është një mundësi e mrekullueshme. Të dyja palët së ​​bashku mund të bëjnë diçka të madhe edhe në Ligën e Kampionëve. Një finale Juventus-PSG? Do të vija nënshkrimin tim për të, që tani”, deklaroi sulmuesi francez.