I vuri zjarrin vreshtave të komshiut, pranga 25-vjeçarit

Një 25-vjeçar nga fshati Shalë i Konispolit është arrestuar nga policia.

Mbi të rëndon akuza e zjarrvënies së qëllimshme.

Bëhet fjalë për Sajmir Abdulin, i cili u kap teksa po i vinte zjarrin në mënyrë të qëllimshme një sipërfaqe toke, në vendin e quajtur Shalë.

Zjarri ka dëmtuar rreth 7 Dynym vreshta-hardhi në pronësi të shtetasve A.Sh dhe B.Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.