Disiplina paralajmëron Teutën e Luftëtarin, dënim shembullor për lojtarin e Besëlidhjes

Paralajmërime për Teutën dhe Luftëtarin dhe një dënim shembullor për lojtarin e Beslidhjes së Lezhës, Bekim Erkoceviq në Kategorinë e Parë ka qenë këto disa nga vendimet e Komisionit të Disiplinës në mbeljedhjen e radhës që përbëjnë më shumë lajm.

1. KF “Teuta” paralajmërohet se në rast përsëritje të hedhjes së sendeve në fushën e lojës do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.

2. KF “Luftëtari” , paralajmërohet se në rast përsëritje të hedhjes së sendeve në fushën e lojës do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.

3. Lojtari i KF “Besëlidhja” Bekim Erkoceviq, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtari i KF “Vora”,Adnand Balliu” për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Zyrtari i KF “Besa”,Kastriot Rama, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. KF “Turbina”,për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende ne rrethimin e fushës dhe pëe ofendime në kor ndaj zyrtarëve të ndeshjes, por pa shkaktuar ndërprerjen e lojës, në bazë të nenit 66/3.a të KDS, dënohet me 1(një) ndeshje pa tifozë

7. KF ”Klosi”, për mos paraqitje në ndeshje e turit paraeleminator per Kupën e Shqipërisë me KF “Veleçiku”, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 si dhe nuk merr pjesë ne edicionin e ardhshëm të Kupës së Shqipërisë, bazuar në nenin 109/2.a); 109/2.c) të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe 55/2 të KDS.

8. KF “Luftëtari” U-19,për mos paraqitje në ndeshje KF “Elbasani” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, në bazë të nenit 55 të KDS.

9. Urdhërimin e ri luajtjes së ndeshjes midis “Akademia Tiranë” U-17 dhe “Akademia Kukësi” U-17 në bazë të nenit 87 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike.

10. Lojtari i KS“Luftëtari” U-17, Miftar Xhebra, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i SH.S “Pepa” U-17, Albi Gjolena, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.