Parma dhe Tottenham, Inter me “12 lojtarë” në fushë

“San Siro” premton të jetë “ferr” për kundërshtarët e Interit të cilët do të ndeshen me zikaltërit gjatë muajit shtator-tetor. E gjitha kjo për “faj” të tifozëve të cilët nga viti në vit po e shtojnë dashurinë ndaj skuadrës së zemrës.

Inter të shtunën do të luajë ndeshjen e 4 të “Seria A” në kampionat dhe kundërshtari do të jetë Parma, skuadra e ardhur nga “Seria B”. Sipas mediave italiane për këtë sfidë nuk pritet të ketë më pak se 60 mijë tifozë në stadium.

Zikaltërit e drejtuar nga Spalletti kanë që në muajin maj që nuk fitojnë në stadiumin e tyre, ndërkohë fitorja e fundit e Parmës në “San Siro” është në vitin 1999.

Jo vetëm kaq, por për ndeshjen e “Champions League” të martën kundër Tottenham, shkallët e stadiumit në Milano pritet të popullohen nga të paktën 70 mijë tifozë.

Kështu, zikaltërit të paktën për këto dy ndeshje duket se do të jenë më “12 lojtarë” në fushë.