Flet ambasadori rus, Karpushin

Intervista e Ambasadorit të Rusisë në Tiranë Aleksandër Karpushin për emisionin “Diplomaticus” në televizionin “News 24”, më 13 shtator 2018

Intervistoi: Erion Kaçorri 

  1. Zoti Ambasador, presidenti i Serbisë Vuçiç dhe ai i Kosovës po artikulojnë së fundmi idenë e korrigjimit të kufijve mes këtyre dy vendeve. A janë të vërteta informacionet se ky propozim është hedhur gjatë një takimi qëështë mbajtur në Helsinki mes presidenti amerikan Trump dhe presidentit rus Putin?

Po, jemi në dijeni që në kuadër të bidesimeve Beograd-Prishtinë është ngritur së fundmi edhe çështja e korrigjimit të mundshëm të kufirit. Por, diskutimi i kësaj teme mes përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës kishte nisur që para samitit në Helsinki. Prandaj informacioni se gjatë takimit Putin dhe Trump gjoja kanë arritur njëfarë marrëveshjeje në prapaskenë lidhur me Kosovën, nuk është i vërtetë. Këtë ka deklaruar edhe Ministria e Jashtme e Rusisë.

Rusia nuk po ndjek dhe nuk ka ndërmend të ndjekë asnjë axhendë të fshehtë për këtë çështje. Ne i mbështesim totalisht bisedimet aktuale Beograd-Prishtinë, por vazhdojmë t’i përmbahemi qëndrimit se, siç u shpreh Presidenti rus Vladimir Putin, “çështjet, të cilat kanë të bëjnë me statusin e Kosovës, duhet të zgjidhen në rrugë politike në bazë të dialogut mes palëve dhe në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, e cila ende mbetet në fuqi.

Njëkohësisht, bindja e palës ruse është se ka nevojë për një konsensus të fortë, i cili do të shmangte cenimin e interesave të njërit apo tjetrit pjesëmarrës të këtij procesi. Vetëm një qasje e tillë mund të sjellë një impakt pozitiv për të gjithë rajonin. Do të doja të theksoja se përgjegjësia për suksesin apo mungesën e suksesit të këtyre bisedimeve i takon plotësisht Bashkimit Evropian, i cili ka marrë rolin e ndërmjetësit në këtë dialog.

  1. A do ta mbështeste Rusia korrigjimin e kufijve të cilin disa e quajnë shkëmbim territoresh, mes Serbisë dhe Kosovës nëse të dyja palët bien dakord?

Qëndrimi zyrtar i Rusisë ndaj dialogut Beograd-Prishtinë mbetet i pandryshuar dhe bazohet në respektimin e sovranitetit dhe legjislacionit të brendshëm të Serbisë. Gjithashtu, udhëheqja ruse e ka nënvizuar në mënyrë të përsëritur se ne jemi të gatshëm të mbështesim “çfarëdolloj vendimi reciprokisht të pranueshëm që do të arrihet nga Beogradi dhe Prishtina”. Dhe është pikërisht ky qëndrim që është konfirmuar nga Presidenti Putin.

Mëgjithatë, është e qartë sekur fjala vjen tek transformimet kaq rrënjësore siç është rishikimi i kufijve, duhet të kemi parasysh se kjo është një çështje shumë sensitive dhe shpërthyese. Një transformim si ky është i parealizueshëm pa ndryshime përkatëse kushtetuese dhe pa një analizë të hollësishme të pasojave të mundshme të një risistemimi të tillë. Dhe vendimi përfundimtar duhet të merret vetëm në bazë të opinionit të qytetatëve të atyre palëve, të cilat marrin pjesë në një proces të tillë.

Se cili do të jetë reagimi i Rusisë në rast se përfundimisht do të merret një vendim i tillë, është ende herët të thuhet. Por mund t’ju siguroj se në çdo rrethanë vendi ynë do të udhëhiqet nga interesat e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Gadishullin Ballkanik.

 

  1. Ndërkohë Maqedonia shkon në referendum për ndryshimin e emrit. Vota po për ndryshimin e emrit i hap dyert Maqedonisë për anëtarësim nëNATO. Ndërkohë ka shumë informacione për ndikim rus në Maqedoni që nuk do ta dëshironte anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veri-Atlantike. Cili është pozicioni rus për referendumin në Maqedoni?

Pozicioni ynë për referendumin në Maqedoni është njësoj si për çdo referendum tjetër: vullneti i popullit duhet respektuar dhe duhet marrë në konsideratë në vendimmarrje politike.

Për sa i përket qëndrimit rus lidhur me zgjerimin e NATO-s, ky qëndrim është i njohur. Ne nuk e konsiderojmë të justrifikuar vetë ekzistencën e këtij blloku pas shpërbërjes së Organizatës së Traktatit të Varshavës që i bënte ballë Perëndimit. Dhe akoma më i papranueshëm për ne është afrimi i infrastrukturës ushtarake të NATO-s ndaj kufijve të Rusisë dhe instalimi atje i armatimeve të rënda dhe sistemeve të mbrojtjes antiraketore.

Siç dihet, Rusia nuk ka asgjë kundër anëtarësimit në BE të vendeve ballkanike, përfshirë këtu edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ndërkohë që tërheqjen e Maqedonisë në NATO ne nuk e mirëpresim. Megjithatë, kjo nuk do të thotë aspak se Rusia do të pengojë në njëfarë mënyre zhvillimin e referendumit apo do të tentojë të ndikojë në rezultatet e plebishitit.

 

  1. Duke u kthyer te takimi mes presidentit Putin dhe Trump, si janë tashmë raportet mes Moskës dhe Uashingtonit? Sepse në momentin që dëgjojmë për përmirësim marrëdhëniesh, të nesërmen mësojme për të tjera sanksione ndaj Rusisë. Pra mund të themi se keto raporte kanë hyrë në një fazë përmirësimi, apo një hap para dy hapa mbrapa?

Është e vërtetë që marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit vazhdojnë të mbeten në një nivel mjaft të ulët. Siç u shpreh Ministri Lavrov, konfrontimi në raportet ruso-amerikane për fat të keq është kthyer në normë, por kjo nuk varet nga Rusia. Ne nuk duam të kemi këtë konfrontim as me Shtetet e Bashkuara, as me ndonjë vend tjetër.

Për sa i përket samitit të dy presidentëve në Helsinki, besojmë se ai ka qenë i dobishëm. Megjithatë, siç mund të shohim, pas tij në marrëdhëniet tona nuk pati pothuajse asnjë përmirësim.

Në një masë të madhe kjo shpjegohet me procese të ndërlikuara brenda SHBA-së. E kam fjalën për acarimin e marrëdhënieve pas zgjedhjeve presidenciale midis dy partive kryesore, përgatitjen për zgjedhjet në Kongresin amerikan, si edhe valën e akuzave flagrante dhe absolutisht të pathemelta për ndërhyrjen e Rusisë në proceset elektorale të Amerikës. E gjithë kjo e privon administratën e Presidentit amerikan nga mundësia për të bërë ndonjë hap drejt afrimit me vendin tonë dhe për të ndikuar në vendimmarrjen lidhur me vendosjen e sanksioneve të shumta dhe, po e ritheksoj, të paligjshme kundër Rusisë dhe biznesit rus. Nuk e lejon Presidentin Trump që të përmbushë zotimin e tij elektoral për të normalizuar raportet me Rusinë. Duam të besojmë që ato deklarata ishin të sinqerta dhe përfundimisht do të vihen në jetë.

Megjithatë, në analizën e fundit shkaku më i thellë i mosmarrëveshjeve të shumta midis vendeve tona është injorimi nga amerikanët i interesave tona kombëtare, në radhë të parë në fushën e sigurisë. Këtu mund të përmend qoftë zgjerimin e NATO-s drejt Lindjes, qoftë afrimin e infrastrukturës ushtarake të aleancës ndaj kufijve tanë, qoftë vendosjen afër kufijve rusë të sistemeve të mburojës antiraketë, dhe kështu me radhë.

Dua t’i sqaroj kontradiktat ruso-amerikane edhe me një shembull tjetër, që është shembulli i konfliktit të vazhdueshëm ukrainas dhe rolit të SHBA-së në këtë konflikt. Ukraina dihet se është fqinji ynë më i afërt dhe një vend, më të cilin Rusia mbetet e lidhur nëpërmjet qindra mijëra fijeve të ndryshme kulturore, humanitare, ekonomike dhe sidomos familjare. Pra, interesi ynë ndaj këtij vendi është i natyrshëm dhe i logjikshëm. Ndërkohë, cilat mund të jenë këtu interesat e Shteteve të Bashkuara që ndodhen 9 mijë kilometra larg, kjo është një pyetje e madhe.

Jemi thellësisht të bindur se janë pikërisht Shtetet e Bashkuara ato që e kanë destabilizuar situatën në Ukrainë, duke shpenzuar, sipas pohimit të Departamentit të Shtetit, mbi 5 miliardë dollarë, gjë që shkaktoi një grusht shteti në Kiev në shkurt 2014 dhe një luftë civile në lindje të vendit.

Edhe sot e kësaj dite amerikanët vazhdojnë t’i përkrahin veprimet agresive të ushtrisë ukrainase kundër qytetarëve po të Ukrainës, duke dërguar atje armë vdekjeprurëse dhe duke e nxitur kësisoj luftën vëllavrasëse në Donbas. Sipas të dhënave të OKB-së, kjo luftë ka shkaktuar tashmë më shumë se 10 mijë viktima, shumica prej tyre popullsi civile. Jemi absolutisht të sigurtë që Shtetet e Bashkuara, duke qenë se kanë një ndikim shumë të madh tek autoritetet në Kiev, po patën vullnet të mjaftueshëm, mund t’i jepnin fund kësaj lufte, duke e detyruar qeverinë ukrainase që të zbatojë Marrëveshjet e Minskut. Deri tani Kievi nuk ka implementuar asnjë pikë të këtyre Marrëveshjeve dhe ne nuk shohim asnjë pëpjekje të SHBA-së për të ndryshuar këtë situatë.

  1. A vazhdon të jetë një pengesë në përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA mbështetja që i jep Rusia presidentit të Sirisë Bashar Al Assad? Së pari, pse e mbështesni kaq shumë Assad? Dhe së dyti, a ju pengon kjo mbështetje në raportet e Rusisë me Turqinë, nje vend i cili është kundër Assad?

Do t’i përgjigjem direkt pjesës së fundit të pyetjes. Problemet që janë të lidhura me zgjidhjen e krizës siriane nuk i pengojnë raportet Rusi-Turqi. Përkundrazi, po i bëjnë ato më konstruktive dhe më të ngushta. Kjo u konfirmua edhe gjatë takimit të fundit të liderëve të Rusisë, Turqisë dhe Iranit në Teheran, ku u diskutua koordinimi i veprimeve në Siri dhe më konkretisht situata rreth provincës siriane të Idlibit.

Në përfundim të takimit u miratua një deklaratë e përbashkët, në të cilën tre presidentët:

– rikonfirmuan vendosmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin me qëllim eliminimin përfundimtar të rrezikut terrorist;

– u bënë thirrje të gjitha grupeve terroriste që të ndalojnë gjakderdhjen dhe të dorëzojnë armët, si edhe theksuan rëndësinë e veçimit të grupeve ekstremiste nga njësitë e opozitës së armatosur;

– nënvizuan përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj sovranitetit dhe unitetit të Sirisë dhe theksuan se në Siri janë krijuar të gjitha mundësitë që qytetarët e këtij vendi të vendosin vetë për të ardhmen e tij.

Sa për pjesën e parë të pyetjes tuaj, ne nuk kemi asnjë arsye për të konsideruar presidentin Assad si jo legjitim. Është e rëndësishme të kuptoni se qëllimi i Rusisë nuk është qëndrimi i Assad-it në pushtet, pasi për këtë duhet të vendosë populli sirian nëpërmjet zgjedhjeve. Për ne gjëja më kryesore është ruajtja e integritetit territorial të Sirisë dhe sigurimi i rindërtimit dhe zhvillimit paqësor të këtij vendi.

Rusia e kundërshton kategorikisht idenë e ndryshimit të dhunshëm të pushtetit në Siri. Të gjithë e kujtojmë shumë mirë se ku mund të çojnë veprime të tilla. Ndërhyrja e SHBA-së dhe aleatëve të tyre në Irak, si edhe përvoja e hidhur e “pranverës arabe”, kanë treguar shumë qartë se një politikë e tillë është e papranueshme. Nuk mund të lejojmë përsëritjen e këtij skenari në Siri, dhe ky është objektivi kyç i Federatës Ruse.

  1. Rusia ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, por gjatë këtij viti kjo vëmendje ishte edhe më e theksuar për shkak të akuzave të lëshuara nga Britania e Madhe për helmimin me noviçok të një ish agjenti rus dhe vajzës së tij në territorin britanik. Është rasti i dytë që një agjent rus helmohet në Britaninë e Madhe. Kujtojmë se disa vite më parë ishteAleksandër Litvinenko i cili humbi jetën. Edhe në atë kohë u akuzua Rusia për helmimin e tij. A keni arritur që të zbusni marrëdhëniet me Londrën?

Më lejoni të filloj prapë nga pjesa e fundit e pyetjes. Për fat të keq, tensionet në marrëdhëniet tona me Londrën nuk janë zbutur akoma. Përkundrazi, duket se po vjen një valë e re e acarimit për shkak të zhvillimeve të reja në historinë e gazittë ashtuquajtur “Noviçok” dhe helmimittë familjes Skripal në mars të këtij viti.

E mbajmë mend që asokohe,ditën e nesërme pas incidentit, kryeministrja Theresa May e akuzoi Rusinë për këtë atentat, pa paraqitur asnjë provë (çdo gjë bazohej vetëm në “highly likely”). Në përgjigje, pala ruse bëri disa deklarata zyrtare se vendi ynë nuk ka fare të bëjë me atë që ka ndodhur në Salisbury.

Tashmë kaluan 6 muaj nga ngjarja, por ende nuk është nxjerrë asnjë fakt konkret apo provë e fajësisë tonë. Prandaj erdhi edhe kjo deklaratëe fundit që Theresa May bëri në Londër më 5 shtator dhe e cila shoqërohej nga publikimii fotografive të personave, të cilët gjoja janë të lidhur me shërbimet sekrete të Rusisë.

Ne e cilësojmë këtë deklaratë si një shembull klasik të dezinformimit. Është një përpjekje më shumë për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar dhe medias, një përpjekje për të shitur fotot për prova. Ndërkohë që formulimi zyrtar i palës britanike ka pësuar një “mutacion” dhe kësaj radhe është “almost certainly”, që do të thotë “pothuajse me siguri”.

Natyrisht që Rusia ka kryer një analizë të detajuar të incidentit. Rezultatet e  kësaj analize, si edhe sqarimet dhe materialet tona që i hedhin poshtë të gjitha akuzat ndaj nesh, ne ia kemi përcjellë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Në këtë histori ende mbeten shumë pyetje pa përgjigje. Përse Britania e Madhe nuk veproi në pajtim me Konventën për Ndalimin e Armëve Kimike? Përse palës ruse iu mohua qasja konsullore ndaj shtetasve tanë, me të cilët deri tani nuk na kanë lejuar të kemi asnjë kontakt? Përse znj. May bëri deklarata të pavërteta se gjoja vetëm Rusia mund ta prodhonte substancën helmuese që ishte përdorur në Salisbury, ndërkohë që dihet tashmë se janë më shumë se 20 vende që janë të afta për të prodhuar një lëndë të tillë? Vetë ish-ministri i jashtëm Boris Johnson pranoi se laboratori Porton Down i Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe kishte në dispozicion mostrat e substancës në fjalë. Pra, për momentin në këtë histori nuk ka ende asnjëgjë konkrete. Rusia nuk kishte asnjë motiv për të kryer këtë krim, pasi nuk i leverdiste aspak një gjë e tillë në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe Kampionatit Botëror të futbollit. Dhe Rusia vazhdon të kërkojë një investigim të thellë ndërkombëtar të atentatit, me pjesëmarrjen edhetë Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike.

  1. Zoti Ambasador, në çfarë faze ndodhen raportet mes Rusisë dhe Shqipërisë? Kemi parë më datë 28 nëntor një urim nga presidenti Putin për festën e Shqipërisë. Nuk e kishim dëgjuar më parë. Nëçfarë niveli do të dëshironit t’i shikoni këto raporte?

Në një nga pyetjet tuaja ju përmendët formulën “një hap para dy hapa mbrapa”. Situata është që në marrëdhëniet tona me Shqipërinë jemi të detyruar të veprojmë sipas formulës “asnjë hap para”, pra në rastin më të mirë qëndrojmë në vend. Dhe në këtë situatë e vetmja gjë që na mbetet është t’i gëzohemi shkëmbimit të urimeve një herë në vit me rastin e festave kombëtare.

Dhe nëse flasim seriozisht, me të vërtetë nuk ka arsye për ndonjë optimizëm të madh, të paktën në fushën ekonomiko-tregtare. Efekti pozitiv i takimit të bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar në prill 2017, faktikisht ështëbërë i pavlefshëm nga pala shqiptare. Pavarësisht nga serioziteti i Rusisë dhe propozimet e shumta konkrete për bashkëpunim, Tirana është treguar krejtësisht indiferente, për të cilën arsye potenciali i bisedimeve nuk u shfrytëzua kurrë.

Një goditje e fortë për marrëdhëniet tona ka qenë dëbimi i pajustifikuar nga autoritetet shqiptare i dy diplomatëve tanë, i shoqëruar nga akuzat kundër Rusisë, e cila, siç deklaroi Ministria e Jashtme e Shqipërisë, “zhvilloi një sulm kimik kundër Britanisë së Madhe”.

Megjithatë, jemi të gatshëm të ecim përpara dhe mendojmë të mbajmë deri në fund të këtij viti një tjetër takim të bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar, i cili shpresoj të jetë më frytdhënës. Sigurisht që do të vijojmë edhe kontaktet tona në fushat e kulturës dhe arsimit dhe do të bëjmë aq sa mundemi për të ngritur nivelin e shkëmbimeve ekonomike Rusi-Shqipëri në nivelin e lidhjeve tona humanitare.