Zgjatet “martesa” mes Sami Khedira dhe Juventusit

Martesa mes Sami Khedira dhe Juventusit do të vijojë të zgjasë të paktën edhe për 3 vitet e ardhshme. Kampionët e Italisë kanë njoftuar rinovimin me mesfushorin gjerman deri në vitin 2021.

“Për të treguar rëndësinë e tij, vetëm një gjë është e mjaftueshme për të gjithë: pasi arriti 3 vite më parë, ai është mesfushori i Juventusit, që ka luajtur më shumë minuta, 8882 minuta, në të gjitha garat. Sami është ende një nga pikat referuese të mesfushës së Juventusit, dhe do të vazhdojë të jetë. Marrëdhënia jonë e bashkëpunimit do të vazhdojë deri në vitin 2021″, – informojnë kampionët e Italisë në faqen e tyre zyrtare, duke theksuar se deri më sot,

Khedira ka fituar 3 tituj kampioni në Seria A, 3 Kupa të Italisë dhe 1 Superkupë Italiane.