Vrasja e 23-vjeçarit, rrëqeth aktorja e Portokallisë: O Grei, çohu se po të vijnë dajot! Pse ike kaq shpejt?

Grei Frashëri është 23-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri më 7 shtator në Nju Jork.

Nga sa mësohet, autorët e vrasjes së të riut në Bay Ridge në Brooklyn janë ende në kërkim, ndërsa policia amerikane ka vënë në dispozicion një shumë prej 2500 dollarë për këdo që jep informacion.

Mediat e huaja kanë publikuar detaje për vrasjen e Frashërit, ku nuk dihen ende rrethanat e ekzekutimit të 23-vjeçarit.

Ajo çka bëhet e ditur është se të shtënat ndodhën rreth orës 5:45 të mëngjesit më 7 shtator në afërsi të rrugës 93 dhe Avenue 4, më pak se gjysmë milje nga shtëpia e viktimës.

Frashëri, i cili bëhet e ditur se kishte marrë një plagë në qafë u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

E afërmja e Grei Frashërit, Delinda Zhupa, e cila është aktorja e Portokallisë ka rrëqethur me postimin e saj.

Zor se mbahen lotët, ku duket se trishtimi dhe dhimbja kanë pllakosur familjarët, të afërmit dhe miqtë e 23-vjeçarit.

“O Grei çohu se po të vijnë dajot o Grei. Po ne e kishim bërë plan t’i dilte Eldos viza e të vinim, të të takonim e të shkonim të tre në Hollyëood. O Grei kthej përgjigje Eldos o Grei, pse u largove kaq shpejt pa na takuar me mall”, shkruan Delinda Zhupa.

POSTIMI I PLOTË

“O Grei çohu se po të vijnë dajot o Grei. Po ne e kishim bërë plan t’i dilte Eldos viza e të vinim, të të takonim e të shkonim të tre në Hollyëood. O Grei kthej përgjigje Eldos o Grei, pse u largove kaq shpejt pa na takuar me mall, po ti ike si një gangster siç doje vet dhe ëndërroje të ishe me ëndrrat e moshës tënde. Ike vërtet ndonëse ishte gjithçka si një film aksion, po ti duhet të ishte në shtëpi, ta tregoje si një ëndërr të keqe atë që kalove dhe jo të ikje. O Grei, pse mo Grei, o Greiii na dëgjo. Grei jemi aty shpirtërisht”.