VIDEO/ Nishani: Vettingu në politikë jo i lehtë, por e mbështesin 99% e shqiptarëve

Për ish-presidentin Bujar Nishani vettingu në politikë nuk do të jetë i lehtë.

‘Pengesa e parë sipas tij është parlamenti, pasi opozita nuk i ka votat e duhura, ndërsa në atë sallë ka shumë politikanë që janë të lidhur me krimin e organizuar.

‘Është një akt që unë e duartrokas. Kjo është një përgjegjësi historike e Opozitës’, është shprehur ish-presidenti Bujar Nishani përballë gazetarit Çim Peka në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net.

Sipas ish-presidentit ‘nuk do të jetë i lehtë sepse procesi do konkludohet në parlament, ku janë shumë politikanë të lidhur me krimin e organizuar apo në shërbim të krimit të organizuar’.