Verë edhe në shtator? Ja si do të ndryshojë moti në ditët e ardhshme

Moti edhe për ditën e sotme paraqitet i kthjellët në të gjithë territorin e Shqipërisë, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri ne 32 gradë celcius. Ashtu siç tregohet edhe në tabelë për secilin qark, nuk priten reshje shiu.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 30 °C
në vendet e ulëta: 17 / 32 °C
në vendet malore: 10 / 26 °C
Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë në orët e mesditës.