U ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri për simulim, Neymar tërbohet: Ishte mungesë respekti

An official gives Brazil forward Neymar (10) a yellow card in the first half of a soccer match between Brazil and El Salvador, Tuesday, Sept. 11, 2018, in Landover, Md. (AP Photo/Patrick Semansky)

Neymar ka akuzuar arbitrin Jair Marrufo për mungesë respekti pas fitores 5-0 të Brazilit ndaj El Salvador. Sulmuesi është ndëshkuar me të verdhë për simulim nga Marrufo pasi u rrëzua në tokë gjatë miqësores të së mërkurës. Akuza për simulime e kanë përndjekur Neymar gjatë Kupës së Botës, por sulmuesi i PSG ka sulmuar Marrufo-n.

“Nuk e di se çfarë duhet të bëjmë për të ndryshuar reputacionin, në asnjë mënyrë nuk mund të vazhdoj kështu. Por nuk është në dorën time, këtë herë nuk thashë asgjë, vazhdova lojën.

Është mungesë respekti, jo vetëm me mua, por edhe me shokët e ekipit. Të luash me një karton të verdhë është një situatë delikate. Nuk mendoj se sjellja e arbitrit ishte korrekte. Nëse nuk do të japë penallti është OK, por kartoni i verdhë ishte i panevojshëm”, deklaroi Neymar.

The PSG forward was booked for diving during Wednesday's victory in Washington