Tifozi dëshiron vdekjen e fëmijëve të Bonuccit, mbrojtësi i përgjigjet: Askush nuk të ndihmon qenie e shpifur!

Leonaro Bonucci zgjodhi që të rikthej sërish të Juventusi, duke shkaktuar shumë polemika të tifozët të cilët dolën kundër mbrojtësit të njohur italian për shkak të festimit të golit në sezonin e kaluar. Të shumta kanë qenë kërcënimet që numrin 19 ka marrë nga tifozët në rrjetet sociale, ndërkohë që së fundmi kanë prekur edhe familjen e tij, diçka që ai nuk e ka duruar dot, duke reaguar në rrjetet sociale.

“Ndoshta një ditë do të jetojmë në një botë më të mirë, sepse tani shpresoj që t’i mbaj larg fëmijët e mi nga kjo botë këtu. Ku ka dhunë me gjeste, me fjalë dhe me mendime. Tani @ the__98page fshije, ndryshoni llogari, telefono dikë që të të ndihmojë. Më vjen keq pasi askush nuk mund të të ndihmojë nga kjo qenie e shpifur që je”, ka shkruar ai, pasi komentuesi i uroi që t’i vdisnin dy fëmijët e tij. /Koha Jone/