Thaçi: Marrëveshja me Vuçiçin s’e cenon Maqedoninë

Presidenti Hashim Thaçi ka vizituar sot Shkupin, ku është takuar me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, ndërsa theksoi se marrëveshja me Aleksandër Vuçiçin nuk e cënon Maqedoninë.

“Nuk do të bëjmë asnjë marrëveshje që cenon miqtë tanë as Maqedonisë, as Shqipërinë as malin e Zi dhe asnjë vend tjetër, por do të jetë një marrëveshje e koordinuar në plotësi me BE-në me SHBA dhe miqtë e partnerët tanë”, ka thënë Thaçi.

Ndërkohë, Zaev deklaroi se: “Maqedonia përshëndet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Maqedonia mbështet zgjidhjen që do të çoj përforcoj paqen dhe stabilitetin në rajon. Është e rëndësishme që liderët e rajonit të bashkohen në rrugën drejtë integrimit euro-atlantik”.

Thaçi po ashtu nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve. “Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur, janë dy shtete mike me një bashkëpunim të shkëlqyer”, deklaroi Hashim Thaçi.