“Teatri”, Vokshi: PD, kundër çdo ligji që prek pronën publike

Përmes një deklarate për mediat nga ambientet e jashtme të Teatrit Kombëtar, deputetja e PD, Albana Vokshi tha se PD është kundër çdo ligji që ka si subjektin prishjen apo shkatërrimin e Teatrit.

Vokshi u shpreh se PD është kundër çdo ligji që prek pronën publike dhe se edhe KE vërtetoi atë që ka thënë PD se ligji për Teatrin është klientelist. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mbrojnë me çdo kusht dhe kosto vlerat e Teatrit dhe të mos lejohet prishja e tij.

“PD është kundër çdo ligji që ka për subjekt shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. PD është kundër çdo ligji që prek pronën publike duke ia dhuruar privatit për interesa klienteliste. Kushtetua e ka të qartë ndarjen e pushtetit mes atij qendror dhe atij vendor. Rama në asnjë moment nuk ka nevojë për një ligj special. Edhe përgjigja e KE vërtetoi atë që tha PD, pra ligji ‘Fusha’ është klintelist. PD e ka fare të qartë se ligji Rama-Fusha është për pastrimin e parave. PD ka qenë që ditën e parë në krah të artistëve. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mbrojmë me çdo kusht dhe kosto vlerat kulturore të Tiranës. Jemi krah artistëve dhe qytetareve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar”- tha Vokshi.