Spanjë – Jep dorëheqjen ministrja, i zbuluan diplomën false

Spain's Health Minister Carmen Monton leaves after announcing her resignation at the ministry in Madrid, Spain, September 11, 2018. REUTERS/Juan Medina

Ministrja e Shëndetësisë së qeverisë spanjolle të Pedro Sanchez njoftoi dje në darkë dorëheqjen, pas publikimeve në media për manipulimin e notave për marrjen e një diplome master.

‘’I komunikova kryeministrin dorëheqjen time’’, njoftoi për shtypin ministrja Carmen Monton, rasti i dytë i një dorëheqje të bujshme në qeverinë e re socialiste, e formuar më pak se katër muaj më parë.