Rudina Hajdari: Ato që realizoi Azem Hajdari në 7 vite, të tjerët nuk i bëjnë dot në 7 jetë

Partia Demokratike ka zhvilluar sot homazhet e 20 vjetorit në ndër të Dëshmorit të Kombit, Azem Hajdari, liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, që përmbysi  diktaturën komuniste. Në këtë ceremoni marrin pjesë përfaqësuesit e lartë të Partisë Demokratike, si kryetari Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha, deputetët dhe ish deputetë të selisë blu.

Në fjalën e saj të kësaj ceremonie përkujtimore, vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari tha se i ati i saj e nisi rrugëtimin e tij politiku kur ishte fare i ri.

Sipas saj ato që realizoi Azem Hajdari në 7 vjet, njerëz të tjerë nuk mund t’i realizojnë dot as në 7 jetë.

“Azem Hajdari ishte fare i ri kur nisi rrugëtimin e tij politik për të mposhtur komunizmit. Ai në 7 vjet realizoi ato që njerëzit e tjerë nuk do të mund ti realizonin në shtatë jetë. Ëndrra e Azemit ishte  Shqipëria si Europa.  Arsyeja pse Azem Hajdari e mposhti komunizmin, ishte se komunizmi nuk kishte as respekt Atdheun dhe as për familjen”, tha Rudina Hajdari.