Rikthehet emri Schumacher tek Formula 1

Botërori i Formulës 1 duket se shumë shpejt do të ketë një tjetër Schumacher në pistë.

Bëhet fjalë për Mick Schumacher, djalin e legjendës 7 herë kampion bote, Michael, që me sa duket është vënë në shënjestrën e Toro Rossos.
Piloti 19-vjeçar po bën paraqitje fantastike këtë sezon në kampionatin F3 të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) dhe këtë e vërtetojnë fitoret e dy garave, më e fundit në Çmimin e Madh të Nurburgringut fundjavën e kaluar, që i jep mundësinë atij t’i afrohet gjithnjë e më shumë kreut të renditjes, që mbahet nga Dan Ticktum me një diferencë prej vetëm 16 pikësh.

Gerhard Berger që është shoku dhe ish rivali i Michael Schumacher beson tek 19 vjeccari.

Ai thotë: ‘Mick do të shkojë tek Formula 1dhe do të bëjë emër.
Problemi në këtë pikë qëndron te presioni që do të ushtrohet te Mick Schumacher, nëse do të bëjë këtë kalim të shpejtë në Formulën 1, ndërkohë që plani është që sezonin tjetër, ai të garojë në F2 me skuadrën e tij aktuale “Prema”.

Presioni i madh mbi të mund të bëjë që gjërat të mos shkojnë mirë për 19-vjeçarin në Formulën 1, diçka që familjarët e tij nuk duan të ndodhë.

Image