“Qaj kur Dybala qëndron në stol, në janar largohet nga Juventusi”

Maurizio Zamparini, presidenti i Palermos, klubi ku ka luajtur më parë Paulo Dybala pas transferimit te Juventusi, është shprehur se sulmuesi argjentinas do të largohet nga badhezinjtë në merkaton e dimrit. “La Joya”, e nisi aventurën në Serie A me Palermo-n, para se të bashkohej me “Zonjën e Vjetër” në verën e vitit 2015.

“Sa herë që qëndron në stol, më bën të qa. Ai është në stol për shkak të Allegri-t. Allegri duhet të vijë në Palermo dhe të fitojë titullin, sepse është e lehtë të jesh fenomen me Juventusin. Dy vjet më parë i dërgova Dybala një mesazh dhe e këshillova që të shkonte në Spanjë, ku do të luante futboll dhe jo të qëndronte në Itali

Do të largohet, sepse Juventusi dëshiron të fitojë 120 milionë euro. Në janar unë mendoj se ai do të largohet, për në Spanjë. Ai ka oferta në Spanjë dhe Angli. Juventusi ka shumë kampionë dhe është e vështirë për të gjithë të luajë, por është patjetër një arsye për të qarë kur një fenomen si ai nuk luan”, tha Zamparini për “RMC Sport”.

Image result for dybala zamparini