Po bën xhiron e botës, volejbollisti shënon pikën më spektakolare në histori (VIDEO)

Gjysmë gjeniale dhe gjysma tjetër padyshim i përket fatit. Në rrjetet sociale së fundmi po bën xhiron e botës një ndeshje volejbolli në plazh. Një volejbollist nga Kili ka shfrytëzuar aftësitë e tij akrobatike për të kapur një top të vështirë në fundore.

Ai ka kërcyer me roveshatë, duke e dërguar topin në fushën e kundërshtarëve, ndërkohë që i ndihmuar edhe nga rrjeta ka arritur që të shënojë pikën e radhës. Një gjest që e kanë zili shumë futbollistë. /Koha Jone/