Pirlo mund të luajë sërish futboll, mesfushori merr një ofertë

Andrea Pirlo mund të kthehet të luajë futboll një vit pas tërheqjes së tij nga fushat e blerta. Një klub gjysmë-profesionist australian i ka bërë ofertë ish-mesfushorit. Bëhet fjalë për Avondale FC, skuadër që ka arritur deri në çerekfinalet e FFA Cup.

39-vjeçari, i cili ka luajtur për Inter, Milan dhe Juventus, aktualisht po mendohet për këtë ofertë. Andrea Pirlo e la futbollin në vitin 2017, pasi fundin e karrierës e kaloi në SHBA, duke luajtur me Neë York City. Ai ka fituar 6 tituj në Serinë A, 2 Champions League dhe Botërorin e vitit 2006.