“Pa dritë, pa ujë”, çfarë ndodhi në familjen me 5 fëmijë pas ankesës te Rama

Familja e Niko Ahmetit në Vajze të Vlorës më në fund mund të shohin njëri-tjetrin edhe natën.

Pak kohë pas ankesës dhe vizitës së Kryeministrit Rama, në familjen me 5 femijë që jetonin në skamje, mes mjerimit dhe kushteve ekstreme të jetesës, tashmë është lidhur energjia elektrike.

“MIRËMËNGJES dhe me dritëzën e sapondezur të shpresës në familjen e Niko Ahmetit, ju uroj një ditë të mbarë 🙂”-shkruan Rama.