Ndeshja në Beograd, Shaqiri: Nuk kam frikë nga askush, do të shkoj …

Xherdan Shaqiri do të udhëtojë më 6 nëntor në Beograd për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdës. Tifozët serb do t’i përgatisin një “mirëseardhje të nxehtë”, shkruan Liverpool Echo.

“Nuk kam frikë fare. Kam lexuar disa shkrime. Por unë po shkoj atje për të luajtur futboll. Unë nuk kam frikë nga askush’, ka thënë Shaqiri, i cili mbahet mend nga serbët për golin që ia shënoi Serbisë në botërorin e Rusisë dhe festimin me shqiponjë.

Ndërkohë ai thekson se te skuadra e Liverpulit është shumë i kënaqur.

“Jam shumë i kënaqur. Unë duhet të punoj çdo ditë në stërvitje dhe të tregoj vetën time. Kam marrëdhënie vërtet të mira me trajnerin Klopp. Gjithçka është e mire”, ka deklaruar Shaqiri.