Ndërron jetë në spital i arrestuari me 2.4 ton kanabis

Ndërron jetë në QSUT, i arrestuari për trafik droge ku u kapën 2.4 ton kanabis, Demo Progonati. Mësohet se Progonati ka ndërruar jetën në muajin qershor, por lajmi është bërë i ditur ditën e sotme, ndërsa ende nuk dihet sëmundja nga e cila ai vuante.

Demo Progonati po gjykohej nga gjykata e krimeve të rënda me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Progonati u arrestua në janar të 2017, si organizator i trafikut të 2,4 tonëve kanabis drejt Italisë.

Ai ishte shofer i kamionit ku u kap sasia e lëndës narkotike. Arrestimi i tij u krye me urdhër të Prokurorisë për Krimet e Rënda.Bashkëpunëtor në trafik dyshohet se ishin një italian dhe një shqiptar edhe këta të arrestuar.

Sakaq kanë nisur procedurat për pushimin e cështjes ndaj tij.