Mënyrat e thjeshta që ta kuptoni nëse parfumi është fals, apo origjinal

Të gjithë duam të shpenzojmë shumë kur bëhet fjalë për parfumin, mirëpo jo çdoherë na servohen parfum origjinal, përkundër që paguajmë shumë për të. Gjërat falso ekzistojnë, ndoshta edhe në dyqanin që ne besojmë se mban vetëm gjëra origjinale.

Kështu që, ja 9 mënyrat e thjeshta, përmes të cilave ju mund ta vëreni nëse parfumi që po dëshironi ta blini është falso apo origjinal.

  1. Kontrolloni mbështjellësin: Te parfumet origjinale, mbështjellësi është aq mirë i palosur, saqë nuk mund ta vëreni.
  2. Palosja e kutisë, nëse ambalazhi plastik, është mbyllur në mënyrë të shëmtuar, atëherë ai parfum nuk është origjinal.
  3. Kartoni brenda në kuti: Në një parfum origjinal, kartoni brenda ka shumë cilësi dhe është i projektuar në atë mënyrë që ta mbrojë shishen ndaj dëmtimit.
  4. Etiketa dhe mbishkrimi: Kur blini një parfum, mos hezitoni që në “google”, ta kërkoni atë parfum dhe të shikoni nëse mbishkrimi që ata e kanë dhënë për atë parfum përputhet me atë në kuti.
  5. Dizajni: Kujdes, projektoni mirë dizajnin e shishes së parfumit para se ta blini, pasi  ngjason shumë me origjinalin.
  6. Ngjyra e parfumit: Markat e njohura, nuk përdorin shumë ngjyrë në parfumet e tyre.
  7. Kapaku i shishes: Është i projektuar në mënyrë perfekt te parfumet origjinale.
  8. Numri serik duhet të jetë anash dhe të vërehet, e jo ngjitur me shkronjat.
  9. Shishja, te parfumet origjinale e ka një cilësi shumë të mirë.