Legjenda e Liverpoolit vlerëson Shaqirin: Blerje e shkëlqyer e Jurgen Klopp

LEICESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 01: Xherdan Shaqiri of Liverpool in action with Wilfred Ndidi and Wes Morgan of Leicester Cityduring the Premier League match between Leicester City and Liverpool FC at The King Power Stadium on September 1, 2018 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher ka dhënë opinionin e tij në lidhje me blerjen e Xherdan Shaqirit, dhe beson se mesfushori i Zvicrës është një blerje e shkëlqyer nga trajneri Jurgen Kloppp. Mesfushori me origjinë shqiptare ka luajtur vetëm 27 minuta me Të Kuqtë në këtë sezon, pasi është aktivizuar në dy ndeshje nga stoli.

Dy muaj pas këtij transferimi, Carragher mendon se Shaqiri do të ketë impaktin e tij në klubin e ri pavarësisht minutave të pakta të aktivizimit deri më tani.

“Unë mendoj se është një blerje e shkëlqyer për Liverpoolin. Ai ka qenë në klubet e mëdha dhe ka përvojë të madhe. Ju shikoni etiketën e çmimit dhe gaboheni. Nëse Salah zëvendësohet, a mund ta zëvendësojë? Unë nuk mendoj se ai do ta zëvendësojë në mënyrë perfekte, por do të afrohet shumë.

Ai bëri diferencën kur hyri në fushë ndaj Leicesterit. Luan në një pozicion më qendror te Zvicra, ndaj dhe ndoshta dikush te Liverpooli duhet ta shohë këtë gjë. Ai do të ketë mundësinë për të qenë në qendër të vëmendjes në ndeshjet e mëdha të Liverpoolit, pasi kjo është dhe dëshira e tij”, deklaroi legjenda e Liverpoolit. /Koha Jone/

Julian Finney / Getty Images Sport