Këmbimi valutor: Monedhat e huaja forcojnë pozitat ndaj lekut

Dita e mërkurë në tregun valutor vendas është shoqëruar me një tendencë të rritjeje të monedhave kryesore ndërkombëtare ndaj lekut.

Euro është rritur lehtë me 0.1 pikë ndaj lekut nga dita e djeshme, duke u fiksuar në kuotën e 126.3 lekëve. Po ashtu, valuta e Shteteve të Bashkuara është forcuar me 0.5 pikë ndal lekut. Një dollar amerikan këmbehet sot me 109 lekë në shitje dhe 110 lekë në blerje.

Paundi britanik gjithashtu u rrit lehtë me 0.3 lekë për njësi krahasuar me një ditë më parë dhe qëndron tani i fiksuar në kuotën e 141.8 lekëve.

Sa i takon valutave të tjera, dollari australian ka fituar 0.3 pikë ndaj lekut për të mbërritur në kuotën e 77.3 lekëve. Dollari kanadez ndërkohë është forcuar ndjeshëm ditën e sotme me 1 lekë për njësi dhe fiksohet në kuotën e 83.3 lekë në shitje dhe 84 lekë në blerje, ndërsa franga zvicerane këmbehet sot me 111.8 lekë, duke shfaqur një tendencë rritje me 0.6 lekë nga dita e martë.

EUR/ALL     126.30 -126.90
USD/ALL     109.00 -110.00
GBP/ALL     141.80 – 142.50
AUD/ALL     77.30 –  78.00
CAD/ALL     83.30  –  84.00
CHF/ALL    111.80 – 112.50