Dialogu me Serbinë/Meta: Kosova ka nevojë imediate për konsensus politik të brendshëm

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim delegacionin e Kosovës të kryesuar nga Kryetari i Parlamentit Kadri Veseli ku bënin pjesë Z/Kryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.
Presidenti Meta theksoi se: “Kosova ka nevojë imediate për konsensus politik të brendshëm dhe gjithëpërfshirje në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë”.
Zoti Meta nënvizoi se: “situata kërkon që shumica qeverisëse të krijoj një klimë më gjithëpërfshirëse në raport me opozitën, por edhe  opozita duhet të marrë përgjegjësitë e veta ne këtë moment historik”.
“Në këtë proces të rëndësishëm kërkohet bashkëpunim shumë më i ngushtë me partnerët tanë strategjikë të angazhuar për stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen europiane të rajonit”, – theksoi Presidenti Ilir Meta.

Fill pas takimit Presidenti ka postuar në Facebook: Sot prita në një takim delegacionin e Kosovës të kryesuar nga Kryetari i Parlamentit, z. Kadri Veseli ku bënin pjesë Z/Kryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi. Theksova se Kosova ka nevojë imediate për konsensus politik të brendshëm dhe gjithëpërfshirje në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë. 
Situata kërkon që shumica qeverisëse të krijojë një klimë më gjithëpërfshirëse në raport me opozitën, por edhe opozita duhet të marrë përgjegjësitë e veta në këtë moment historik.
Në këtë proces të rëndësishëm kërkohet bashkëpunim shumë më i ngushtë me partnerët tanë strategjikë të angazhuar për stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen europiane të rajonit.