Ilir Meta: Azem Hajdari është Njëri epokal që dha gjithçka për Demokracinë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbajtur një fjalim sot në simpoziumin në nderim të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit, mbajtur në ditën kur mbushen 20 vjet nga vrasja e tij.

Meta tha se “kjo figurë na fton sot për të kuptuar se demokracia nuk vjen si dhuratë por na fton për të guxuar sepse tolerimi më i vogël i shkeljeve të të drejtave të njeriut çon në një avancim të autoritarizmit edhe më të madh nesër”.

“Populli ynë ka vuajtur shumë nga ushtrimi i pushtetit dhe autoritarizmit dhe duhet që shembulli i tij të gjenerojë edhe një angazhim më të madh të rinjve që kërkojnë shanse më shumë, të drejta më shumë dhe të luftojnë për demokraci e besoj se e kanë shumë të të lehtë se ç’e ka pasur Azemi 28 vite më parë.

Dua të nënvizoja rëndësinë se figura e tij nuk ishte e rastësishme. Azemi ishte një njeri i lindur i lirë, ishte një njeri i lindur i guximshëm. Këtë e tregoi përgjatë gjithë jetës së tij. ishte një njeri me genin e ti demokrat. Këtë e tregoi jo vetëm në dhjetor të 90 por edhe më pas. Për shumë çështje të caktuara kishte mendimet e veta. Ishte njeri i bashkëpunimit dhe me vlera shoqërore të veçanta. Kishte një kimi të lindur me njerëzit aq sa shprehja që ka mbetur ende; sa njerëz i mblidheshin Azemit kur i çpohej goma e makinës, nuk i mblidhej askujt. Ndaj dëshiroja që të vazhdoja më tej. Demokracia nuk vjen as si dhuratë, dhe as qëndron e tillë. Azem Hajdari është një figurë e përmasave epakale që ka dhënë një mesazh të pavdekshëm”, tha Meta.