Iggy Azalea fillon turneun “Bad Girls Tour”

Iggy Azalea ka rifilluar koncertet dhe do të performojë në qytetet më të mëdha amerikane.

Reperja australiane ka konfirmuar turneun e saj në Amerikën e Veriut, të parin pas katër vitesh. Turneu me 21 qytete që fillon më 27 tetor do të mbahet edhe në Kanadë dhe përfundon më 4 dhjetor në Houston.

Biletat mund të shiten tashmë në Tidal duke filluar nga e mërkura. Turneu vjen në përkrahje të EP-it të fundit të Iggyt, “Survive the Summer” ku është edhe kënga me Tygan, “Kream”.