Icardi: Jam i lumtur, golat do të vijnë

Mauro Icardi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri. Argjentinasi nuk ka shënuar asnjë gol me Interin, por as me Kombëtaren, ku luajti për 85 minuta kundër Kolumbisë në miqësore. Megjithatë, 25-vjeçari tha se ndihet mirë fizikisht, e çdo gjë do të vijë me kalimin e kohës:

“Kemi bërë një ndeshje të mirë dhe jemi një grup i shkëlqyer tek Argjentina. Personalisht u ndjeva mirë, bëra gjërat që më kërkoi trajneri. Goli do të vijë, gjithsesi jam i lumtur. Më vjen keq që nuk isha pjesë e grupit në Botëror, por tani është e shkuara.”

Këtë fundjavë, Icardi me Interin e tij do të luajnë ndeshjen e katërt të kampionatit kundër ekipit të Parmës. Deri më tani, zikaltrit kanë grumbulluar 4 pikë në 3 ndeshjet e para. Ata kanë pësuar humbje kundër Sassuolos, barazuan me Torinon dhe arritën fitoren e parë me Bolognan. Të martën e ardhshme ekipi i Spallettit do të bëjë rikthimin pas 6 vitesh dhe në UEFA Champions League, ku do të luajë në ndeshjen hapëse me anglezët e Tottenhamit.