Gruaja e Boatengut thirrje për tifozët: Abonohuni, në stadium do jem unë dhe Nargi

Në kampionat Sassuolo e ka nisur në mënyrën më të mirë, por ata me siguri që e fitojnë kampionatin sa i për mbështetëset jashtë fushave të lojës. Ata janë me fat pasi mund të kenë në tribuna dy bukuroshet italiane, Melissa Satta dhe Federica Nargi. Një motiv më shumë për t’u abonuar në sezonin e ri, teksa thirrjen e ka bërë Satta në një intervistë për “Gazzeta dello Sport”.

“Gjithmonë shkoja në stadiumin Sant’Eliam kur jetoja në Kaljari. Isha 15 vjeçe, kam luajtur edhe futboll, dhe stadiumi ishte një pasion. Ronaldo kush? Mua më hyn në sy vetëm burri im (qesh). Kevin gjithmonë thotë se është lojtari më i fortë në botë, dhe nëse e thotë ai, unë e besoj. Ai pyeti edhe djalin tonë, Madox, nëse do dëshironte fanellën e Ronaldos si dhuratë, por djali ia bëri të qartë, se pëlqen vetëm atë të babait të tij. Këtë sezon po e ndjek edhe në transferta. Ndërkohë, tifozëve të Sasuolos i bëj thirrje të abonohen në stadium. Aty do më gjejnë mua, dhe Federika Nargin(partnerja e sulmuesit Alesandro Matri),” deklaroi Melissa Satta.