“Gjunjëzohet” Nikla e tritolit, si u kap brenda vilës së tij ‘i forti’ Ylli Cangu

Nikla e ‘tritolit’ është rrethuar sot nga blindat e policisë. Të fortët që jetonin këtu janë zënë mat në vilat e tyre, policia kishte informacione se ata mund të arratiseshin nga Shqipëria.

Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë zbardhur të shkuarën kriminale të Durim Bamit, njeriut që trazoi politikën shqiptare dhe Flamur Hakës që njihet ndryshe edhe si Tuku, apo koka e bandës së Niklës, i dënuar edhe me 16 vite bug për disa ngjarje kriminale.

Por ndërsa orët kalojnë mësohet se këta dy persona, me ndihmën e vëllait të Durim Bamit, Valter Bami, kunatit të tyre Ylli Cungu dhe Bedri Hakës kishin krijuar një grup të strukturuar kriminal që vepronte kryesisht në zonën e Fushë-Krujës.

Të njëjtat burime saktësojnë se me tu fikur dritat në Nikël është arrestuar brenda banesës së tij edhe Ylli Cangu, i cili është djali i Naim Cangut që mbeti i vrarë në atentatin e Azem Hajdarit. Naim Cangu ishte me Fatmir Haklajn dhe Jaho Mulosmanin në makinë kur u sulmuan.

Cangu në të kaluarën ka qenë i hetuar për disa ngjarje kriminale. Ai dyshohet të jetë autor në disa raste të vënies së tritolit, në gjobëvënie por edhe rrëmbime personash.

Nikla e ‘tritolit’ u rrethua sot nga blindat e policisë. Fshati ku bënin ligjin ‘të fortët’ është gjunjëzuar që në orët e para të mëngjesit falë një operacioni të mirëorganizuar të forcave speciale, FNSH-së dhe RENEA-s, falë të cilit janë shoqëruar 11 persona, gjashtë prej të cilëve emra të njohura për policinë si pjesëmarrës në disa ngjarje kriminale, që nga gjobëvënia, vjedhjet e atentatet me tritol. Vilat e të fortëve kanë qenë shënjestra e kontrollit policor në kuadër të operacionit “Forcva e Ligjit”, pjesë e të cilit në terren është bërë edhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Për t’i kapur mat brenda banesave policia ka përdorur një truk të vogël, duke lënë Niklën në errësirë totale, pasi kishte pikasur vilat ku do të ndërhyhej. REPORT TV siguroi i pari pamjet ekskluzive të momentit të shoqërimit të njëmbëdhjetë personave në fshatin Nikël të Krujës, ndërsa policia do i dërgojë në Tiranë.  Në operacion morën pjesë mbi 20 mjetë të forcave speciale në aksion, autoblinda dhe furgona të FNSH dhe RENEA.

Nga operacioni 11 persona u shoqëruan, ndërsa burimet thonë se për 2 prej tyre ka urdhër arresti, Durim Bamin dhe Flamur Hakën në kuadër të operacinit “Forca e Ligjit”. Ndërsa të shoqëruar janë Marenglen Haka (nipi i Flamur Hakës),  Lufti Haka (babai i Marenglen Hakës),Bedri Haka, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i Durim e Valter Bamit). Ylli Cangu është djali i Naim Cangut që mbeti i vrarë në atentatin e Azem Hajdarit. Naim Cangu ishte me Fatmir Haklajn dhe Jaho Mulosmanin.