Gjobiten 80 subjekte – Mungesa e sigurisë në punë, ndërmarrjet prodhuese në vendin e parë

80 subjekte janë gjobitur nga Inspektoriati Shtetëror i Punës në të gjithë vendin gjatë viti që lamë për shkak të shkeljeve të konstatuara, me një vlerë totale prej 13.7 milionë lekë. Sipas të dhënave zyrtare nga ky institucion rezulton se  vetëm  1% e tyre janë sanksionuar për shkeljet e legjislacionit të punës.  Vlera më e madhe e gjobave të vendosura nga inspektimet për shkak të aksidenteve në punë me 37 për qind.

Sa i përket llojit të aktivitetit ekonomik, ndërmarrjet prodhuese renditen në vendin e parë për numrin e gjobave të marra me 29 për qind, të ndjekura nga aktivitetet të tjera dhe tregti bare e restorante.  Ndërsa më pak gjoba janë vendosur në sektorin miniera, karriera.  Ndërkohë edhe pse me një numër të konsiderueshëm subjektesh të  sanksionuara, dega rajonale Tiranë që numëron 30 sanksione ose 37% të totalit të sanksioneve, janë vetëm 1.2% e subjekteve të inspektuara e të sanksionuara.

Inspektoriati Shtetëror i Punës ka kryer në total 7958 inspektime në subjekte private dhe shtetërore, ndërsa janë inspektuar 18.215 vende pune.  Pjesa më e madhe e gjobave është vendosur nga inspektimet e planifikuara.