FSHF publikon pamje të reja se si duket stadiumi i ri “Arena Kombëtare” (VIDEO)

Në kontratë ishte parashikuar që stadiumi i ri “Arena Kombëtare” të përfundonte 2 vite pasi të fillonte prishja e “Qemal Stafës”, por ndonëse kjo nuk ka ndodhur, punimet në fakt kanë qenë shumë intensive në muajt e fundit.

Për momentin thuajse struktura është e përfunduar, ndërsa po punohet për mbulimin e saj. FSHF ka publikuar edhe pamje të reja se si duket aktualisht stadiumi i ri, që po merr formë.