FOTO/ Pilar Rubio i jep lamtumirë verës me foto seksi

Bashkëshortja e mbrojtësit spanjoll Sergio Ramos, Pilar Rubio i ka dhënë fund pushimeve verore.

Prezantuesja televizive ka postuar një foto mjaft provokuese në rrjetet sociale, me mbishkrimin: “Verë, do të më mungosh”.

Vera që sapo lamë pas ka qënë e veçantë për bukuroshen spanjolle, pasi mbrojtësi i Realit i ka kërkuar asaj të martohet me të.

Ramos e nisi marrëdhënien me gazetaren Pilar Rubio në shtator të vitit 2012.

Ata kanë tre djem: Sergio (i lindur më 6 maj 2014), Marco (i lindur më 14 nëntor 2015), dhe Alejandro (i lindur më 25 mars 2018).