Formula 1/ Ndryshime drastike në Çmimin e Madh të Singaporit

Çmimi i Madh i Singaporit është i radhës në kampionatin e Formula 1, por Marina Bay pilotët do të gjejnë një pistë të ndryshëm nga ajo e sezonit të shkuar. Kjo pasi kthesat 16 dhe 17 janë modifikuar lehtë duke zvogëluar gjatësinë zyrtare me dy metra: nga 5.065 në 5.063 km.

Pritet të shikohet nëse edhe koha e xhiro do të ndryshojë, gjithsesi, distanca totale e garës ka rënë në 308,706 km.

Pilotët do të gjejnë gjithashtu disa pjesë me asfaltin e ri. Ajo do të jetë i ndryshëm në kthesën 1, midis kthesës 5 dhe kthesës 7, midis kthesave 15 dhe 17 dhe në kthesës 23.