Forcat Speciale, FNSH dhe RENEA operacion në Nikël

Forcat Speciale, FNSH dhe RENEA, në kuadrin e një operacioni të gjërë që kanë nisur në Nikël të Krujës mëngjesin e sotshëm, kanë arrestuar Flamur Hakën, një person që njihej si i “i forti” i zonës. Ai njihet me nofkën “Tuku”.

Ndërkohë, vazhdon bastisja e shtëpive kryesisht të fisit Haka dhe familjeve të tjera, anëtarë të cilave dyshohet se janë pjese e grupit të Niklës. Ato janë rrethuar nga mjete të blinduara. Kërkohen armë, drogë dhe persona në kërkim.

Forcat speciale, FNSH dhe RENEA rrethojnë fshatin Nikël, kontrolle dhe arrestime
Operacioni vazhdon që ora 5:00 e mëngjesit udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Ndër banesat e kontrolluara ka qënë dhe ajo e Durim Bamit, i dënuar, protagonist i “atentatit” ndaj deputetit Tom Doshi.

Policia duket e vendosur për arrestimin e përsonave pjesë e bandave kriminale.