Deputetja socialiste: Dekoderat, përgjegjësi e AMA-s

Komisioni i Medias ka vendosur të përfshijë në axhendën e punimeve një takim me drejtuesit e AMA-s në lidhje me situatën e krijuar pas ndërprerjes së sinjalit televiziv analog në Tiranë dhe Durrës.

Zv/kryetarja Milva Ekonomi gjatë diskutimeve në mbledhjen e të mërkurës në komision, tha se pas ndërprerjes së sinjalit analog, shumë qytetarë humbën qasjen në sinjalin televiziv ndërsa shtoi se është përgjegjësi e AMA-s zgjidhja e kësaj situate por edhe ecuria e prosecit të dixhitalizimit në vazhdim. Opozita nuk ishte e pranishme në punimet e komisionit të medias.

Milva Ekonomi: Kemi një situatë me AMA që ishte situata drejt dixhitalizimit dhe ne kemi ndjekur këto ditë problemet që kanë qenë nga kalimi analog në dixhital për Tiranë dhe Durrës. Ju e patë vendimin që mori AMA për ta spostuar afatin e pajisjes me dekorder. Në fakt unë mendoj se kjo është një përgjegjësi institucionale për ente të pavarura që veprojnë drejt kur kanë një situatë të aksesit jo të plotë të qytetarëve për të qenë të pajisur me dekoder, por duhet të diskutojmë edhe me AMA se cfarë do bëjë për ta cuar deri në fund këtë detyrë që mori. Kështu që propozoj edhe një takim në ambientet e AMA-s