Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Analizoni Vuçiç, bën viktimën

Ish-kryeminstri i Shqipërisë Sali Berisha, ditën e sotme  i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të analizojë vizitën e fundit dhe qëllimet e vërteta të presidentit serb, Aleksandër Vuçic në Kosovë.

“E shfrytëzoj rastin për të dënuar publikisht qëndrimin e Aleksandar Vuçiç, i cili erdhi me dy flamuj, me flamurin e Serbisë së Madhe të Millosheviçit , dhe erdhi me flamurin e doktrinës të Vaso Çubrilloviçit, i cili në çdo takim dhe mbledhje fliste vetëm për demografi dhe pyeste se sa shqiptarë janë, sikur të ishin alienë shqiptarët dhe jo banorë mijëra vjeçar në trojet e tyre. Edhe njëherë i bëj thirrje këtij komuniteti ndërkombëtar, të studiojnë vizitën e tij, se cili është ky qaraman, se ky është burrë shteti që rrin dhe qahet në çdo vend bënë viktimën në ndërkohë kur ai është një Millosheviç i dytë, plus një Çubrilloviç”, tha Berisha sot në Tiranë pas takimit që pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.