Aksident i rëndë në aksin Butrint – Ksamil, plagosen 4 persona, arrestohet një shofer

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Butrint – Sarandë. Për pasojë janë përplasur dy automjete, ndërsa janë plagosur rënd 4 persona, të cilët janë dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Nga ana e Policisë, mësohet se është prangosur njëri prej shoferëve, i konsideruar përgjegjës për aksidentin.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

L. H., 33 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas më datë 11. 09. 2018, në aksin rrugorë Butrint-Ksamil, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka goditur automjetin tip ‘Shevrolet’, me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç, banues në Ksamil, ku si pasojë janë dëmtuar 4 shtetasit e mëposhtëm të cilët ndodheshin pasagjerë në të dy mjetet e përfshira në aksident:

R. H., 34 vjeçe,

N. H., 61 vjeçe,

R. H., 61 vjeç,

M. L., 78 vjeçe.

Të katër me banim në lagjen nr. 4 Sarandë, të cilët janë dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, neni 290 i Kodit Penal.