Sot 20 vjetori i vrasjes së Liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, Tribunit të Demokracisë

Sot mbushen fiks 20 vite nga dita kur u ekzekutua lideri i Dhjetorit Azem Hajdari. Takimin me këtë rast e hapi vajza e Hajdarit, deputetja Rudina Hajdari.

Presidenti Meta ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar për 20-vjetorin e vrasjes së Dëshmorit të Kombit, Azem Hajdari, liderit të lëvizjes studentore. Partia Demokratike organizoi një simpozium dhe ekspozitë me emrin “Ëndrra e Azemit: Shqipëria si Europa”.

“Angazhimi i Azem Hajdarit për Kosovën dhe çështjen shqiptare ka qenë i jashtëzakonshëm. Kishte një kimi të lindur me njerëzit”, u shpreh Meta. “Kjo figurë na fton për të reflektuar dhe për të kuptuar që demokracia nuk vjen si dhuratë dhe nuk qëndron si e tillë kërkon guxim për të fituar, por edhe për të mbrojtur çdo ditë, sepse tolerimi më i vogël i shkeljeve të të drejtave të njeriut, sot çon në një avancim të autoritarizmit edhe më të madh nesër. Populli ynë ka vuajtur shumë nga mungesa e demokracisë, është shumë e rëndësishme që kjo figurë shembuilli i tij, frymëzimi i tij të gjenerojë një angazghim të më madhe të të rinjve që kërkojnë më shumë mundësi dhe të luftojnë më shumë demokraci. Ata e kanë më të lehtë se Azem Hajdari përpara 28 viteve. Azem Hajdari është një figurë e përmasave epokale që ka dhënë një mesazh të përjetshëm për të gjithë shqiptarët, se demokracia kërkon guxim”, tha Meta.

Sipas Berishës tribuni i demokracisë u ekzekutua nga shteti me uniforma. Ish- kryeministi tha se Azemi ka vuajtur shumë sepse nuk shkonte dot luftëtar në Kosovë. “Ai ishte një lider epokal, aq sa ishte i zakonshëm ishte edhe i jashtëzakonshëm. Aq sa ishte i vrullshëm, aq dëgjonte dhe pranonte këshilla. Atë e vranë sigurisht, shteti me uniforma dhe natyrisht është jo reale të mendosh se ai nuk kishte armiq. Por nesë ka një njeri që ruante komunikimin me të tjerët, askush më shumë sesa ai. Ai kishte respekt për njeriun. Këtu qëndron arsye që ai ishte i gatshëm për të takuar dhe biseduar. Një tribun në çështjen kombëtare. Në takimin e parë me Besnik Mustafën, i them që ne jemi kosovarë dhe ashtu jemi. Tropoja është malësi Gjakove dhe pa Shqipëri të lirë nuk ka Kosovë të lirë. Kjo ishte problemi tek pluralizmi. Nuk besoj të ketë patur njeri që të ketë vuajtur më shumë se ai se nuk po shkonte dot ai si luftëtar i thjeshtë në Kosovë. Një kërkesë që do tua paraqiste me insistim çdo ditë. Vendim im është vetëm atj”, tha Berisha.

Ndërsa i ish- ministri Besnik Mustafaj ishte i pranishëm në ceremoninë e 20 vjetorit të vrasjes së heroit të demokracisë, Azem Hajdari. Në një bashkëbisedim imagjinar me Azem Hajdarin, Mustafaj i “rrëfeu” se gjëra nuk shkojnë siç duhet në vendin tonë, në Shqipërinë që ai e deshi aq shumë që të bëhej si Europa.

“Vendi po shkon keq i dashur Azem. Ëndrra e tij për gjithë Shqipërinë si Europa ka ngecur. Krimi i organizuar figuron si federatë kartelesh. Krimi i organizuar ka kapur shtetin. Shqiptarët i ka pushtuar dëshpërimi, një dëshpërim i ngjashëm me atë të 1991. Sot do t’i thosha Azemit se pasoi një vit i stuhishëm në 91. Kësaj here dëshpërimi duket shumë i thellë. Shqiptarët e kanë humbur shpresën në Atdheun e tyre dhe duan të ikin jashtë. PD nuk është aty ku historia e kërkon dhe ku do e donte Azemi. Ka shumë të rinj në moshën e Azemit, që i besojnë atij dhe frymëzohen nga ai”, tha Mustafaji.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur një fjalë në nderim të figurës së Azem Hajdarit, sot në ditën e përkujtimit të tij, 20-vjetorit të vrasjes dhe ka dhënë edhe një zotim. Basha tha para Memorialit të heroit, ku u zhvillua ceremonia e përkujtimit: “Ne sot kujtojmë Azem Hajdarim dhe mikun e tij të pandarë Besim Çerjen, në një 20-vjetor që na mori njeriun, por na dha legjendën e tribunit të demokracisë, të të pavdekshmit Azem Hajdari. E kujtojmë sot Azemim si njeri, Azemin si prind, si bashkëshort, si shok, si mik, si qytetar, e kujtojmë dhe respektojmë sot si lider, si simbol të kurajos për liri dhe të drejta njerëzore. Sot më shumë se kurrë jeta e shkurtër por e plotë e Azemit duhet të na frymëzojë dhe nxisë. Ai tregoi se para dhunës robërisë nuk duhet heshtur, por duhet luftuar. Por sot në mënyrë tragjike dhe epike Azemi na bën të reflektojmë për të keqen që i vjen shoqërisë dhe kombit kur krimi dhe qeverisja e bërë një, kur bandat nënshtrojnë politikën dhe qytetarët. pushteti i lidhur me krimin është pengesa për ëndrrën e azem Hajdarit, “Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Ndaj së bashku nga shesh të shprehim vendosmërinë tonë për hir të të gjithë shqiptarëve por edhe në nder të Azem Hajdarit por edhe të mijërave patriotëve të tjerë të përkjeve për liri, atdhe, demokraci, se ne nuk do t’i nënshtrohemi së keqes, as dhunës së shtetit, as dhunës së krimit; le të zotohemi sot para Azem Hajdarit, Zotit dhe kombit se ne do ta pastrojmë politikën nga krimi për t’i hapur Shqipërisë rrugën e bllokuar prej 5 vjetësh, se në Shqipëri do të ketë dhe liri dhe demokraci.”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në ceremoninë përkujtimore të 20-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit se, “sot, më shumë se kurrë, jeta e shkurtër por e plotë e Azemit, duhet të na frymëzojë”.

“Na bën të reflektojmë për të keqen që i vjen shoqërisë dhe kombit kur krimi dhe qeverisja bëhen një. Shteti i lidhur me krimin është pengesa për ëndrrën e Azem Hajdarit, për Shqipërinë si gjithë Europa”, theksoi Basha nga memoriali i Azem Hajdarit.