Zhgënjeu ndaj Skocisë, Empoli merr vendimin për të ardhmen e Veselit

Pas ndeshjeve me kombëtaren, ka lajme fantastike për Frederic Veselin. Në Itali kanë nisur ta vlerësojnë mbrojtësin shqiptar, madje ekipi i Empolit është i bindur për vlerat e futbollistit. “Gazzetta dello Sport” raporton se drejtuesit e ekipit italian janë duke menduar që t’u ofrojnë rinovim Frederic Veselit dhe mesfushorit Rade Krunic. Kontratat e tyre skadojnë në vitit 2021, por ata duan t’i “blindojnë” deri në vitin 2022.

Veseli ishte titullar fiks në sezonin e kaluar me skuadrën italiane në Seria B, pasi luajti në 30 ndeshje, nga të cilat 29 i nisi si titullar. Këtë sezon po vuan jo pak, pasi ka luajtur vetëm në takimin kundër Cagliarit.

Empoli po fitonte me rezultatin 2-0 dhe trajneri e hodhi në fushën e lojës në minutën e 87-të duke e përdorur për të vonuar lojë dhe forcuar mbrojtjen. Shumë pak për të.