Zbulohet raporti ri, mbi 100 emigrantë u mbytën në brigjet libiane

Më shumë se 100 emigrantë vdiqën në bregun libian më parë këtë muaj, tha një agjenci ndihmash.

Dy anije u nisën më 1 shator por njëra prej tyre u mbyt, raporton Medecins Sans Frontieres (MSF).

276 të mbijetuarit u nxorrin në portin e qytetit libian Khoms rreth 100 km në jug-lindje të kryeqytetit Tripoli. Ndërsa MSF thotë se emigrantët e shpëtuar po mbahen në “paraburgim arbitrar”. Të mbijetuarit, duke përfshirë gratë shtatzëna, fëmijët dhe foshnjat, po mjekohen nga MSF për pneumoni.

Ky është numri më i madh i vdekjeve të emigrantëve në Mesdhe në disa muaj. Në fillim të qershorit, 112 njerëz raportohet se u mbytën pasi një anije u përmby në bregun tunizian. Më vonë, në të njëjtin muaj, UNHCR tha se 220 persona kishin vdekur në tre incidente të veçanta për dy ditë.

Mbi 1.500 emigrantë kanë vdekur gjatë përpjekjes për të kaluar Mesdheun deri më tani gjatë vitit 2018, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM).