Zbulohet “misioni”, çfarë do të bëjë Besi dhe Erioni në Tv Klan?

Sezoni i ri televiziv që nisi këtë shtator solli ndryshime të mëdha në televizionet shqiptare.

Merkato e tyre që filloi gjatë pushimeve verore i la të gjithë kuriozë për disa muaj, për të mësuar se ç’do të bëhet me personazhet e ekranit dhe emisionet që na shoqëruan gjatë vitit të kaluar.

U mësua se aktorët Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku u larguan nga Portokalli, për të bashkëpunuar me Erion Isain në programin ‘E diela shqiptare’.

Ata do të kenë një rubrikë të veçantë për emisionin e tyre të humorit “B.E Caffe”, detajet e të cilin Erion Isai i ka zbuluar për Tv Klan.

“Ftesa për të qenë në Tv Klan ka qenë publike, në natën finale të “Këngës magjike”. Kurorëzimi i “B.E Caffe” tek “E diela Shqiptare” ishte një proces i natyrshëm i të gjithëve bashkë.

“B.E Caffe” ishte një ngacmim i Arditit. Paralelizmi midis ëndrrës për të qenë Shqipëria në Bashkimin Europian dhe dëshirës së papërmbajtshme të shqiptarëve për bar-kafenetë. Është një simbol që përshkruan aktualitetin shqiptar.

“B.E Caffe” është një format tërësisht i ri. I konceptuar si një shoë i performancës, argëtimit dhe humorit. Në kombinime të veçanta të studios dhe eksterierit, në shpresojmë të sjellim një format të ri dhe të bukur.

Në ndryshim nga Portokallia, ne këtu do e trajtojmë humorin nisur nga vetja dhe jo nën petkun e personazheve tona. Personazhet tona do të vijnë vetëm me të ftuarit VIP të emisionit, në një formë të veçantë të cilën s’po e zbuloj.”- është shprehur aktori.